Kastriot Rexhepi për “zhdukjen” e tij para seancës së votëbesimit të Qeverisë: u sulmova nga partitë, të cilat më pas hynë në Qeveri

    Deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21 tha se është e mundshme që të kemi skenar bullgar pas zgjedhje, duke kujtuar vitin 2021, kur në mënyrë misterioze është “zhdukur” para seancës, në kuadër të së cilës duhej të votohej votëbesimi i Qeverisë – duhej të rrëzohej Qeveria.

    “Unë, në këtë studio në një debat kam thënë se jam i brengosur se mund të shkojmë drejt një skenari bullgar, të cilin nuk do ta dëshiroja. Duke parë disponimin atëherë, ishte e paqartë. E gjithë përbërja që duhej të formonte Qeveri, më pas u dëshmua me pozicionimin e partive. Atëherë u sulmova nga partitë, të cilat më pas një nga një hynë në Qeveri”, tha Rexhepi.

    Rexhepi: VLEN – do të fitojë deri 20 deputetë

    Nga 15 deri në 20 deputetë pret që t’i fitojë VLEN, thotë deputeti Rexhepi.

    Për këtë, ai shton se VLEN do të jetë edhe partner serioz për koalicion për Qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    “Jo” stereotipave për gruan me uniformë

    Lajmi i rradhës

    Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë