Katastrofë mjedisore në Haraçinë – zjarri në deponi mbulon zonën me tym dhe erë të padurueshme

    Foto: Ilustrim

    Me rritjen e temperaturave, në vend ka nisur edhe sezoni i zjarreve, ndërsa një vatër e tillë tashmë prej disa ditësh është aktive në deponinë mbi fshatin Haraçinë. Edhe pse zjarrfikësit kanë ndërhyrë disa herë, zjarri vazhdon të mbetet aktiv.

    Banorët e Haraçinës për Alsat shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar se prej ditësh përballen me erë të rëndë dhe tym që vjen nga deponia.

    ”Po, e pash nga poshtë që dilte tym por kush e ka ndezur nuk e di, kjo u pengon qytetarëve? Po, sigurisht që pengon”, tha një banor.

    Një tjetër qytetar u shpreh se problemi është i vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre për zgjidhje nuk janë marrë seriozisht: “Po, shumë na pengon. Kemi kërkuar të ndërmerren masa, por vetëm na thonë se do të bëhet dhe kalojnë vitet. Zjarrfikësit nuk i kemi parë duke intervenuar”.

    Ndërkohë, një banor tjetër theksoi se era e keqe është bërë e padurueshme, sidomos gjatë verës: ““Sot në mëngjes vërtetë kundërmonte ere e keqe. Gjatë verës thuajse gjithmonë. Një që ishte në anën e Kumanovës, në Nikushtak, e mbyllëm pas dhjetë viteve kishim problem me tymin po pas reagimit u mbyll e tani kjo këtu. Aty e bëjnë një fabrikë për riciklim por endë nuk është përfunduar”.

    Nga Komuna e Haraçinës bëjnë të ditur se janë ndërmarrë masa për menaxhimin e situatës. Sipas tyre, Ndërmarrja Publike Komunale “Ambienti” ka reaguar menjëherë duke mbuluar me dhe pjesën e përfshirë nga zjarri, ndërsa ekipet vazhdojnë të punojnë në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

    Autoritetet komunale shtojnë se zjarrfikësit kanë intervenuar 3 deri në 4 herë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ekzistojnë dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm, për çka është njoftuar edhe policia.

    Sa i përket fabrikës për riciklim të mbeturinave pranë deponisë, nga komuna thonë se ajo ndodhet në fazën përfundimtare dhe pritet që së shpejti të vihet në funksion.

    Lajmi Paraprak

    Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE

    Lajmi i rradhës

    Plani Urbanistik për ‘Jellak’, Kasami premton plan të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë