Katër vjet mashtrim! Një grua dyshohet se vodhi 359 mijë denarë nga FSSh

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçares nga Gjevgjelia nën dyshimet se për katër vjet e ka mashtruar Fondin për Sigurime Shëndetësore, duke e dëmtuar me 359 mijë denarë.

    “SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçares nga Gjevgjelia për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim gjatë punës”. E akuzuara, si pronare e një institucioni shëndetësor privat, në periudhën prej 01.01.2021 deri 31.12.2024 ka dërguar fatura të rrejshme”, raportoi Policia.

    I punësuari në Fondin për Sigurim Shëndetësor është mashtruar nga këto fatura, për çka ka kryer 359 000 denarë pagesa deri të personi juridik.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet kushtetuese dhe 20 përqindëshi: peng i kompromiseve politike?

    Lajmi i rradhës

    Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi – Pasojat në mushkëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë