“Katër vjet, sa katër ditë”, maturantët përfunduan shkollën e mesme

    Katër vjet sa katër ditë. Kështu e përshkruajnë arsimin e mesëm maturantët të cilët sot i thanë lamtumirë shoqërisë e mësimdhënësve. Të mbërthyer nga emocionet, maturantët kujtuan momentet më të bukura dhe sfidat gjatë këtyre viteve duke shtuar se do të mbeten kujtimi më i çmuar në jetë.

    “Të gjithë kemi kontribuar në jetën e njëri-tjetrit gjatë këtyre katër viteve, kujtimet që i kemi krijuar nuk do të humbin pasi ta mbarojmë shkollën, madje do t’i çmojmë edhe më shumë. Dua t’i falënderoj nga zemra profesorët tanë, ndihma dhe mbështetja e tyre janë arsyeja pse ne kemi arritur deri këtu sot”, tha një maturante..

    “Këto katër vjet kanë shkuar si katër ditë, ishte këngë e vërtet. Ju kisha propozu mos me humb shkollën e mesme, është shumë me rëndësi”, u shpreh një tjetër maturante.

    “Planet për të ardhmen? Në fakultet, drejtimi juridik. Të kënaqen sa më shumë, të bëjnë kujtime të bukura, ta shfrytëzojnë deri në maksimum”, theksoi një maturant.

    “Jemi shumë të kënaqur prej profesorëve, eksperienca ka qenë shumë e mirë edhe me shoqëri ka qenë shumë mirë. Për më tutje unë kam vendosur për drejtësi, mendoj që shkolla na ka përgatit shumë mirë për të ardhmen”, u shpreh një maturant.

    Pas shkollimit të mesëm, shumë prej maturantëve mendojnë të largohen jashtë vendit. Disa të tjerë janë të mendimit se jetë të mirë mund të bësh edhe në Maqedoni.

    “Unë nuk mendoj ashtu, mendoj se edhe këtu mund të kalosh një jetë të mirë”, nënvizoi një tjetër maturant. .

    “Ishte me vështirësi për shkak se duhet të punojmë, të mësojmë, të arrijmë qëllimet tona mirëpo në fund nëse punojmë mirë, nëse kemi kujdes dhe jemi të përgjegjshëm ndaj punëve tona atëherë do të kemi sukses të paparë. Nëse kushtet janë mirë këtu do të qëndroj në Maqedoni. Mirëpo, siç e shihni gjendja ekonomike si është ndoshta edhe jashtë”, tha një maturant. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dy akuza të reja ndaj Ramiz Merkos

    Lajmi i rradhës

    U ekstradua në RMV Besim Krasniqi, vëllai i Agim Krasniqit pjesë e grupit të Kondovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë