Katerina Dimitrovska, deputete e re në kuvend në vendin e Marija Mitevës

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka votuar raportin, me të cilin konstatohet se deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit, në pajtim me Kodin Zgjedhor, bëhet Katerina Dimitrovska, në vend të Marija Mitevës nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se seanca e 114-të është konvokuar pas marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, me të cilin njofton se Kuvendi sot në seancë konstatoi se i ka përfunduar mandati deputetes Miteva, e cila është zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputet për Njësinë zgjedhore 1, e propozuar nga Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

    “Në përputhje me Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë e ka njoftuar kandidaten e radhës, Katerina Dimitrovska, nga lista e kandidatëve të dorëzuar për deputetë në Kuvend për NJZ 1 nga i njëjti parashtrues i autorizuar – Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”. KSHZ-ja ka marrë njoftim me shkrim se kandidatja e radhës, Katerina Dimitrovska, e pranon mandatin si deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit në përputhje me Kodin Zgjedhor”, njoftoi Kondarko.

    Raportin, KSHZ-ja e ka votuar njëzëri dhe solli përfundim t’i dorëzohet Kuvendit, për të vazhduar procedurën për verifikimin e mandatit të Katerina Dimitrovskës.

      Lajmi Paraprak

      S’KA GUXIM

      Lajmi i rradhës

      “AKADEMIA SHQIPTARE” / Imeri: mund të tërhiqemi, nëse AShAM plotësohet me shqiptarë

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë