KEMM: Portalet kryesojnë sa i përket ankesave për raportim joetik

    Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë së Veriut (KEMM) prezantoi raportin vjetor për vitin 2023, lidhur me numrin e ankesave për raportim joetik në media. Të dhënat e prezantuara nga kryetari i Komisionit për Ankesa në KEMM, Mirçe Adamçevski, tregojnë se nga gjithsej 132 ankesa të pranuara, 110 i referohen mediave online, të cilat ai tha se janë më të shumtat në vend, por edhe shkelësit më të shpeshtë të rregullave për raportim të përgjegjshëm.

    Rishikimi vjetor i ankesave të pranuara në KEMM në vitin 2023 tregon rritje të gjuhës së urrejtjes katër herë krahasuar me një vitin paraprak.

    Tre nenet më të shkelura nga Kodi i Gazetarëve në vitin 2023, sipas rishikimit statistikor të KEMM, janë neni 1,10 dhe 7, madje në 31 ankesa është shkelur neni 1, ku thuhet “informacion i pasaktë dhe i pa verifikuar, mospasja e palës së dytë dhe mungesa e të paktën dy burimeve të palidhura reciprokisht’.

    Në 15 ankesa është marrë vendim për shkelje të nenit 10 ku thuhet “gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës apo diskriminimit për çfarëdo baze” dhe në 8 ankesa është vërejtur shkelje e nenit 7 ku thuhet “gazetari duhet të respektojnë privatësinë e personit, përveç rasteve kur bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal”.

    Adamçevski gjithashtu tregoi se numri i ankesave të pranuara në vitin 2023 në krahasim me vitin paraprak është dyfishuar, përkatësisht në vitin 2022 janë pranuar 78 ankesa.

    “Ankuesit më të shpeshtë në vitin 2023 janë qytetarët, kjo na gëzon si KEMM, ndaj Këshilli është organ i dukshëm që qytetarët mund t’i drejtohen dhe të bëjnë ankesa për sjellje joprofesionale të mediave. Pas qytetarëve vijnë organizatat joqeveritare, që do të thotë se edhe ata e bëjnë punën e tyre si kujdestarë të asaj që përfaqësojnë”, tha ai.

    Çdo qytetar mund të bëjë ankesë pranë Këshillit të Etikës në Media, nëse mendon se një përmbajtje e caktuar është në kundërshtim me standardet etike të raportimit.

    Lajmi Paraprak

    Pritja të gjata për dokumente me emrin Maqedonia e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Shpronësimi në veri të Kosovës – Qeveria nuk lëshon pe, por as qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë