Keqpërdorën pozitën zyrtare, mashtruan gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga BE – policia paraqiti kallëzim penal

    Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet për keqpërdorimin e mbi 8 mijë eurove nga projektet evropiane, ka paraqitur kallëzim penal për dy qytetar të Koçanit dhe një shoqatë nga ky qytet.

    “Reparti për punë të brendshme në Koçani në koordinim me prokurorin publik përgjegjës ka paraqitur kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike në Koçani ndaj 45 vjeçarit M.S., 41 vjeçarit M.S. dhe një shoqate qytetare nga Koçani”, deklarojnë nga Policia.

    Ata akuzohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, falsifikimin dhe dëmtimin e dokumenteve dhe mashtrim gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian për periudhën nga 1 maji deri më 2 shtator të vitit 2019.

    “Me paraqitjen e të dhënave dhe deklaratave të rrejshme dhe të pasakta dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve fiktive të kundërligjshme, kanë arritur të përvetësojnë mjete nga projekti në vlerë prej 522 700 denarë, të financuara nga Komisioni Evropian”, sqarojnë nga Policia.

    Lajmi Paraprak

    Komunat në RMV pengojnë ndërtimin e deponive rajonale (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    BASHKIMI EUROPIAN REFUZON TEUTA ARIFIN PËR AMBASADORE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë