Kërcënimet me vdekje ndaj kryetarit, shkak që Komuna e Haraçinës të ndërpret punën

    Për shkaqe sigurie, Komuna e Haraçinës ka ndërprerë aktivitetet dhe nuk do të jetë në gjendje t’u shërbejë qytetarëve deri në vendimin e ri, përcjell Nistori.

    “Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës komunale, por edhe qytetarëve të cilët i drejtohen komunës për të marrë shërbime. Ashtu siç më mund të jeni të informuar edhe nga mjetet e informimit, është hera e dytë që cenohet siguria e punonjësve të administratës komunale dhe kryetarit të komunës, prandaj një vendim i këtillë edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë ishte i pashmangshëm”, njofton Komuna e Haraçinës.

    Ishte vet kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi, i cili një ditë më parë bëri denoncimin në polici se dikush e ka kërcënuar me vdekje, përderisa ai nuk ishte prezent në godinën e komunës. Shërbimet policore me të marrë informacionin dalin në vend ngjarje, ku kanë intervistuar nëpunësit që ishin dëshmitarë të ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë kanë identifikuar personin, i cili bëri kërcënim verbal, por nuk dihet nëse atë moment ka qenë i armatosur. Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar të bërtitura dhe sharje, ndërsa policia ka penguar një grup personash të futën brenda objektit të komunës së Haraçinës.

    Lajmi Paraprak

    Sindikata kërcënon me grevë, nëse nuk ka rritje pagash në administratën gjyqësore të RMV

    Lajmi i rradhës

    Zheljazkov: Kushti i BE-së është që të futen bullgarët në kushtetutën e RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë