Kërcënohen disa deputetë në Maqedoninë e Veriut

    Disa deputetë aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, janë kërcënuar me vdekje.

    Kërcënimi është dërguar nëpërmjet rrugëve elektronike, në e-mail adresat e deputetëve. Rastin e ka konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    “Më datë 25.07.2024 në ora 13.58 në Stacionin policor në Qendër, përfaqësues i njërës parti politike ka denoncuar se më datë 23.07.2024 rreth orës 18:15 nga adresë e panjohur në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvendin e RMV-së, është dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese.

    Për rastin është njoftuar Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, thanë nga MPB-ja

    Lajmi Paraprak

    VLEN: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor!

    Lajmi i rradhës

    Një urë për të ardhmen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë