Lloga – Blatler: Luftë krimit të organizuar dhe parasë së pistë të politikanëve në RMV

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka biseduar me prokurorin shtetëror të Zvicrës, Stefan Blatler në drejtim të përforcimit të kapaciteteve për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell Nistori.

    Lloga për bisedën ka informuar përmes Fejsbukut të cilën e ka transmetuar Ministria e Drejtësisë.

    “Forcojmë kapacitetet për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke përfituar nga mbështetja dhe përvoja e miqve tanë. Njëkohësisht hapim dritare të re të marrëdhënieve shtetërore dhe profesionale me organet zvicerane të ndjekjes penale, falë rolit tonë proaktiv. Bisedë e hapur, miqësore, në besim, për pista të reja bashkëpunimi me Prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blatler. Luftë krimit të organizuar, parasë së pistë të politikanëve dhe oligarkëve, ndihmë për reformën në sistemin gjyqësor, etj”, thekson Lloga.

    Ai më tej shton se, dritarja e bashkëpunimit mbetet e hapur për takime të tjera të nivelit të lartë me homologun tim zviceran, së shpejti”, thekson Lloga.

      Lajmi Paraprak

      Analiza e ish-ambasadorit Francez: Po humbasim të rinj që i kemi arsimuar me kosto të lartë, për të pasuruar ShBA-në!

      Lajmi i rradhës

      BGNES: Serbia është përfshirë në propagandën kundër ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë