Kërcënon Sela: Nëse më 22 qershor nuk ka datë për negociatat, do të vlerësojmë pozicionin tonë në Parlament

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një konferencë për shtyp për lirinë e medias në vend foli edhe për bllokandën në Kuvend nga ana e VMRO-së. Ai tha se kjo është e drejtë legjitime e çdo partie, por ata kanë agjendën e tyre dhe veprojnë si të pavarur. Sela tha se do të presin deri më datë 22 qershor kur dhe do të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata si parti do të vlerësojnë qëndrimin e tyre në Kuvend.

    “Është e drejtë legjitime e një parti politike. Ne kemi agjendën tonë politike ku kemi propozuar disa ligje. Ku dje në seancën e Kuvendit nuk u vendosën në rendin e ditës propozimet tona për lojërat e fatit, por u vendosën pika të tjera që kishin vetëm dy ditë që ishin depozituar.

    Bllokimi i Parlamentit po bëhet gjithmonë edhe më i arsyeshëm sepse Kuvendi është shndërruar në makineri vetëm për pushtetin, duke votuar vetëm ligje që u interesojnë atyre.

    22 qershori është një datë që të gjithë presin të hapen negociatat, edhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë ne do të shohim se si do të veprojmë. Aleanca është e pavarur vepron për interesat e saja”, tha Sela.

     Pushteti po ushtron presione dhe shantazhe për t’i mbyllur gojën medias së lirë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha se medias në vend po i bëhet presioni dhe shantazhe për të ndaluar lirinë e fjalës në vend. Ai mor shembull Televizionin Alsat-M ku Ministria e Ekonomisë nëpërmjet një vendimi të Gjykatës së Apelit ka marrë në pronësi një pjesë të hapësirave të këtij mediumi.

    “Gjithçka që po ndodh sot në Televizionin Kombëtar Alsat, është tendencë për të goditur lirinë e fjalës. Dhe ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti. Ky është shantazh, është kërcënim”, tha Sela.

    Ai shtoi se BDI-ja po tenton të blejë edhe media të tjera në vend duke e ngulfatur edhe më tepër lirinë e fjalës.

    “Shqetësuese është fakti se tendencat e tjera të BDI, janë duke blerë disa mediume nëpërmjet njerëzve që deri dje ishin picajola dhe sot janë drejtorë të Lotarisë Shtetërore. Dhe i përdorin këta njerëz dhe mediume duke sulmuar opozitën duke ngulfatur lirinë e shprehjes. E fundit që ndodhi në Parlament është për lojërat fatit e iniciuar së fundmi nga BDI-ja por edhe nga deputetë e Kuvendit. Është e qartë se BDI po hyn në çdo sektor të jetës së qytetarëve”, tha Sela.

    Lajmi Paraprak

    Vritet gazetarja e Al-Jazeeras në Bregun Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    ‘Lufta me grafite’ në Beograd mbi pushtimin e Ukrainës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë