Kërçova e para në gjuajtjen e derrave të egër

    Gjuetarët e përmbyllën sezonin e gjuetisë me organizimin e zënies në kurth të kafshëve të egra. Në vendin e ashtuquajtur “Gorica” sot dolën rreth 100 gjuetarë, të cilët u ndanë në grupe dhe formuan rrethimin e vendit, derisa një grup tjetër me pajisjet e nevojshme po organizonte shtyrjen e kafshëve drejt pritës.

    Pasi periudha e gjuetisë ka përfunduar në fund të janarit, sot gjuetarët kishin të drejtë të gjuanin vetëm ujq dhe dhelpra. Por atje u panë edhe kafshë të tjera si derra të egër, mace të egra dhe kaproj, por gjuetarët nuk i vunë në shënjestër.

    Kryetari i shoqatës “Eko Fazan”, Kujtim Çodari, tha se në këtë sezon kanë vrarë 50 derra, ndërsa në gjithë Kërçovën janë vrarë 5 ujq. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Kallëzim penal ndaj tetovarit i cili ndërtoi pa leje shtetërore në Kodrën e Diellit!

    Lajmi i rradhës

    Rrugët e Tetovës ende me emrat “Lenini” dhe “Tito”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë