Këshilli disiplinorë ka marrë vendim për shkarkimin e prokurores Kadriu

    Komisioni disiplinor në Prokurorinë Publike ka marrë vendim për pezullimin dhe shkarkimin e prokurores Lejla Kadriu nga posti i prokurores publike në Prokurorinë Publike të Tetovës.

    Nga Prokuroria zyrtarisht thonë se procedura është e besueshme dhe për këtë arsye nuk japin detaje. Procedura disiplinore ka nisur më shumë se një vit e gjysmë më parë pas protestave të banorëve të Siniçanit që kërkonin ujë të pijshëm. Kadriu si prokurore ka dalë në protestë dhe e ka shpërndarë policinë, e cila nuk ka lejuar përplasje mes dy grupeve të qytetarëve, ndonëse nuk ka pasur kompetencë për këtë.

    Vendimi i komisionit disiplinor nuk është përfundimtar. Këshilli i Prokurorëve Publikë do të vendos nëse prokurorja Kadriu do të shkarkohet. Alsat ka kontaktuar prokuroren Kadriu, por ajo nuk ka qenë në dijeni të vendimit të komisionit disiplinor dhe nuk ka pranuar të komentojë.

    Lajmi Paraprak

    Ka nisur procedura për transferimin e disa të burgosurve në rastin “Lagjja e Trimave”

    Lajmi i rradhës

    Sela takohet me kryeministrin Kurti, bisedohet për lehtësimin e masave kundër Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë