Nga Këshilli Fiskal kanë dalë me një mesazh për Qeverinë se përpara çdo huamarrjeje të madhe, duhet të ketë një debat publik. Për çdo projekt të madh investimi, duhet të ketë një analizë kosto-përfitim. Këshilli shtoi se përparësia për çdo qeveri duhet të jetë transparenca, llogaridhënia dhe kontrolli mbi mënyrën se si dhe për çfarë shpenzohen paratë publike. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihej stabiliteti makroekonomik, rritja afatgjatë dhe borxhi i qëndrueshëm. Marrëveshja prej 2 miliardë eurosh me Mbretërinë e Bashkuar mund të rrisë borxhin publik dhe të dëmtojë rritjen ekonomike, vlerëson Këshilli Fiskal.
Në mungesë të një shume të saktë të kredisë, këshilli ka 2 skenarë. Pra llogaritjet u bënë mbi dy skenarë dhe mbi një kredi prej vetëm 2 nga 6 miliardë euro të planifikuara. Pra, me skenarin e parë, nëse shteti merr hua më intensivisht nga viti 2027 deri në vitin 2029, borxhi do të kërcejë në 64.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo huamarrje në afat më të shkurtër, mbart rrezikun e inflacionit më të lartë, çekuilibrit të bilanc it të pagesave dhe borxhit publik prej gati 65 për qind.
Një skenar i dytë, me një huamarrje më të moderuar prej 400 milionë eurosh në vit, është më i qëndrueshëm në planin afatgjatë dhe mbart më pak rreziqe. Me të dytin, i cili sipas Këshillit është njëskenar më i qëndrueshëm, nëse shteti merr hua më moderuar nga viti 2027 deri në vitin 2032, borxhi do të ishte 63 për qind e PBB-së. Ose, do të merreshin hua deri në 400 milionë euro çdo vit. Presidenti i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev, u shpreh se janë bërë supozime hipotetike rreth asaj që do të ndodhte, nëse do të merrej hua prej dy miliardë euro shtesë.
“Kjo përfshin informacionin që kemi në dispozicion deri më sot, që është ligji që u miratua në parlament, por jo me të dhëna ose kushte specifike për huamarrje sepse nuk i kemi publikuar. Megjithatë, kemi bërësupozime hipotetike rreth asaj që do të ndodhte nëse do të merrnim hua dy miliardë euro shtesë, dhe këto skenarë janë bërë, tha Gligor Bishev, president i Këshillit Fiskal. Ai u shpreh se hartuesit e politikave fiskale duhet të monitorojnë përputhshmërinë e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore në mënyrë të vazhdueshme.
“Ë shtë thelbësore që deficiti i bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet aktuale të konvergojë drejt zeros gjatë asaj periudhe. Hartuesit e politikave fiskale do të duhet të monitorojnë përputhshmërinë e të ardhurave dheshpenzimeve buxhetore në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të mos tejkalohet deficiti buxhetor i përcaktuar nga Buxheti i rishikuar në shumën prej 4 për qind të PBB-së”, thekson Bishev.
Ai thekson se përshpejtimi i rritjes ekonomike në Maqedoninë e Veriut nuk ka çuar në një rritje të ndjeshme të të ardhurave publike në raport me PBB-në, veçanërisht jo bazuar në TVSH, e cilaështë një e ardhur kryesore fiskale në sistemin tatimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Nga kjo perspektivë, deri në fund të vitit, realizimi i të ardhurave buxhetore do të jetë thelbësor për të ruajtur deficitin buxhetor brenda kornizës së projektuar”, theksoi Bishev. Njëherësh Këshilli apelon se nevojitet konsolidim fiskal. Ai nuk është i shqetësuar për mbledhjen e fondeve në buxhet bazuar në taksa. Ata thonë se kjo pjesë po shkon mirë, me një nënshpenzim të lehtë në paratë e TVSH-së, por theksojnë se pjesa më e madhe e buxhetit ende shpenzohet për transferta sociale dhe shumë pak ka mbetur për zhvillim.
“Rezultatet statistikore tregojnë se borxhi bruto ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për periudhën 2000-2023, por jo në të gjitha pragjet . Nëse borxhi bruto përdoret për investime në projekte zhvillimi, infrastrukturë dhe politika që synojnë rimëkëmbjen ekonomike, ai mund të stimulojë rritjen ekonomike. Hulumtimi tregon se rritja e të ardhurave, borxhit bruto dhe shpenzimeve publike kanë një ndikim pozitiv në produktin e brendshëm bruto të këtyre vendeve”, theksoi zëvendëskryetari i Këshillit Fiskal dhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akademik Abdulmenaf Bexheti.
Sipas tij, dy të tretat e shpenzimeve totale publike ndahen për fondet sociale dhe mbrojtjen sociale. “Pra, nëse marrim komponentin total të anës së shpenzimeve të buxhetit, buxheti ynë dominohet nga komponenti social. Na mbetet shumë pak për komponentin ekonomik”.
Anëtarja e Këshillit Fiskal, Marina Trpeska, theksoi se Strategjia Fiskale për periudhën 2026-2030 parashikon një konsolidim gradual, por të përhershëm të financave publike, me anë të të cilit deficitet buxhetore do të reduktohen në 3 për qind të PBB-së deri në vitin 2027,dhe borxhi publik do të reduktohet nën 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2028.
“Një dinamikë e tillë konsolidimi do të ruante qëndrueshmërinë e financave publike pa dëmtuar rritjen ekonomike dhe rritjen e standardeve të jetesës”, tha ajo. Këshilli Fiskal theksoi faktorët e mëposhtëm si kryesorë për sigurimin e stabilitetit fiskal: kontrollin, llogaridhënien dhe transparencën.
“Rekomandimet që japim në lidhje me strategjinë fiskale dhe në sektorin publik në përgjithësi: rritja e transparencës dhe avancimi i
raportimit në sektorin publik, institucionalizimi i analizës kosto-përfitim për të gjitha investimet e mëdha kapitale, pra moslejimi i miratimit të një investimi kapital pa u justifikuar më parë, përmirësimi i pozicionit financiar të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike, forcimi i kapac iteteve të vetëqeverisjeve lokale dhe ndërmarrjeve publike dhe kufizimi i aftësisë së tyre për të marrë hua”, tha Trpeska.
Ndryshe, në mënyrë që shteti të siguronte 2 miliardë eurot që do të përdoreshin për hekurudhën me shpejtësi të lartë dhe ndërtimin espitaleve, Ministria e Financave u dërgoi një kërkesë disa institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave. Javën tjetër apo mbas shtatë korrikut duhet të dihet saktësisht se nga do të vijnë paratë dhe në çfarë kushtesh do të kthehen. /Koha/