Komuna e Tearcës një ndër komunat që nuk ka kanalizim në nëntë fshatrat e saj

    Komuna e Tearcës është një ndër komunat që nuk ka kanalizim në fshatrat e saj. Janë 9 fshatra me mbi 17  mijë banor, por në asnjërin vendbanim për momentin nuk ka kanalizimin. Kryetari i Tearcës, Nuhi Neziri, thotë se ka kërkuar përkrahje nga pushteti qendror.

    “Kjo është e saktë edhe pse parimisht edhe pse këtë zë e kam ngritur edhe në nivel qendror për të kërkuar dhe për të gjetur mënyrën e realizmit të këtyre projekteve  kapitale  sepse komuna e Tearcës i takon zonës së sigurisë së burimeve të Rahçes së Shkupit, andaj nga këto projekte kam kërkuar mbështetje edhe nga pushteti qendror në Shkup për të ruajtur edhe burimet edhe hapësirën komunale që përbën komuna jonë”, deklaroi Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës.

    Sipas Nezirit projekte të këtilla deri më tani kanë qenë vetëm në letër, ndërsa në vitin 2021 kjo komunë ka fituar projekt nga TAV edhe tani është duke u realizuar projekti i kanalizimit vetëm për vendbanimin e Tearcës.

    “Për fatin tonë të mirë nga viti kaluar nga mjetet që ishin ndarë nga TAV u dedikuan vetëm për vendbanimin e fshatit Tearcë dhe projekti i këtillë është në zbatim e sipër duke kërkuar edhe për shkak të zhvillimeve në urbanizëm apo gjendjes faktike në teren, ne kemi hasur në disa lëshime të vogla dhe kemi kërkuar që kjo pjesë të rimbushet për atë pjesë që mungon dhe për këtë jemi duke analizuar në vazhdimësi për të realizuar vetëm për vendbanimin e Tearcës, kjo do të thotë se vendbanimi i Teracës është bashkë me stacionin e filtrimit”, theksoi Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës.

    Neziri siguron banorët se gjatë mandatit të tij do ta rregullojë çështjen e ujit të pijshëm dhe kanalizimit në të gjithë vendbanimet. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Shtetasit e RMV-së do të kenë sigurim shëndetësor falas në disa shtete

    Lajmi i rradhës

    Qeveria: Komisioni i Venecias jep dritën e gjelbër për vetting në drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë