Këshilli i BE-së vlerëson Antikorrupsionin si institucion proaktiv

    Këshilli i Bashkimit Europian vetëm Komisionin Kundër Korrupsionit e vlerësoi si institucion proaktiv në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe rekomandoi që institucionet të respektojnë rekomandimet e këtij organi. Kryetarja e anti- korrupsionit, Biljana Ivanovska në një prononcim thotë se përkundër faktit se puna e Komisionit është e njohur, megjithatë institucioni është vetëm një hallkë e sistemit dhe që ai të funksionojë në tërësi, të gjithë duhet të punojnë së bashku në luftën kundër korrupsionit. Ivanovska shprehet se vetëm 30% e institucioneve i kanë respektuar rekomandimet e tyre. Kryetarja e këtij Komisioni vëren se Qeveria është ajo që nuk i respekton rekomandimet e tyre siç janë nisma për përgjegjësi, shkarkimin e drejtorëve të caktuar.

    “Le të kthehemi te ајо cilat janë rreziqet më të mëdha të korrupsionit. Numri 1 është ndikim politik. Pra, përderisa të ketë ndikim politik në gjykimin dhe sjelljen profesionale të institucioneve, do të kemi probleme të tilla. Qeveria është e para që duhet të japë shembullin e saj personal, dhe e kemi theksuar disa herë se lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fushata, por me shembull personal… Është e rëndësishme, do ta përsëris, ta forcojmë ndërgjegjësimin si të qytetareve ashtu edhe të bartësve, sepse kjo shoqëri është e jona, si do ta rregullojmë të jetojmë në të, ashtu do të jetë, askush nga jashtë nuk do të vijë ta bëjë më të bukur.”- deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.

    Ivanovska siguron se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm.

    “Çdo institucion ka përgjegjësinë e vet. Në fund të ditës çdo gjë del në shesh, puna e secilit dhe këtë dikush nga anësh e matë dhe e shënon në raportin e vet. Nëse ne këtu nuk mundemi t’i shohim të gjitha dobësitë tona, gabimet dhe rekomandimet dhe ato të zbatohen, ka dikush nga jashtë që e ndjek këtë dhe na tregon. Prandaj mendoj se çdokush duhet të pastrojë mirë oborrin e vet, në mënyrë profesionale”- pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit kundër korrupsionit

    Këshilli i BE-së në pjesën e administratës publike vlerësoi se ka përparim, nevojitet të sigurohet respektim të parimeve të transparencës, meritës dhe përfaqësimit të drejtë por edhe përmirësimin e kornizës ligjore. Dhe pikërisht kur bëhet fjalë për administratën publike, Ivanovska i kujton qytetarët se ata nuk i detyrohen askujt asgjë për shërbimet institucionale./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Familjet me rrezik social dhe pensionistët do të marrin nga një mijë denarë për t’u përballur me shtrenjtimin e rrymës

    Lajmi i rradhës

    Rusi-Kinë “janë shembull i duhur i bashkëpunimit mes shteteve në shekullin 21”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë