Këtë javë vendoset nëse do të hiqet certifikata për vaksinim në kufijtë e RMV-së

    Të hiqet posedimi i detyrueshëm i certifikatës për vaksinim ose tejkalimi i COVID-19 për hyrje në vend, këto propozime do t’i diskutojë Komisioni për sëmundje infektive këtë javë.

    Për momentin, certifikata mbetet e vlefshme për hyrjen në një pjesë të mbyllur të objekteve hotelierike, sepse Komisioni vlerëson se është i nevojshëm një lehtësim gradual i kufizimeve.

    “Lehtësimi i masave restriktive po vijojnë me tempon e duhur, varësisht nga gjendja epidemiologjike në vend. Propozimi i ri është lehtësimi i masës për të hyrë në vend pa certifikatë vaksinimi. Kjo duhet të shqyrtohet dhe pastaj miratohet nga Qeveria”, thonë nga KSI.

    Në seancën e qeverisë javën e kaluar u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, barnatoreve, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuar.

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Treska”, Arsovska: Autorët duhet të dënohen

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Bullgarët nuk futen në Kushtetutë nëse nuk hiqet vetoja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë