Këto janë 10 vendet që kanë më shumë rezerva ari në botë! (Video)

    A e dini se cilët janë 10 vendet e botës me më shumë rezerva ari? Të dhënat e bursës Nasdaq tregojnë se Holanda ka 613 tonë ar, India ka 658 tonë ar dhe është vendi i dytë në botë që përdor ar, si rezultat i popullaritetit në dasmat indiane. Japonia ka 765 tonë ar, ndërkaq Zvicra ka 1040 tonë ar dhe ka më shumë sasi ari për kokë banori, përcjell Nistori.


    Kina ka 1948 tonë ar, por pasuritë rezervë të këtij vendi mbahen në kartëmonedha të huaja dhe jo në ar. Rusia ka 2295 tonë ar, kurse Franca ka 2436 tonë ar, përfshi 100 tonë në formë monedhash. Tre vendet më të pasura me ar janë Italia me 2452 tonë, Gjermania me 3362 tonë dhe që nga kriza financiare e vitit 2008 ka blerë vazhdimisht ar, si dhe SHBA-ja me 8133 tonë ar, vlera e përgjithshme të cilit arrin 465 bilionë dollarë dhe shumica ruhet në Fort Knox, Kentucky, përcjell Nistori. Pra, pse bankat e vendeve kanë ar?

    Përgjigjja është se ari paraqet një lloj sigurie kundër krizës ekonomike. Ari ka një vlerë të brendshme kudo në botë, ndërkaq monedhat e tjera si dollari amerikan duhet që patjetër të garantohen nga qeveritë. Blerja e arit ka rënë gjatë pandemisë. Bankat qendrore kanë shitur ar për të t’i dhënë shtytje likuiditetit ekonomik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASH: BDI ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për konfliktin e 9 majit në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    Festa e Moskës në Shkup prishet nga kundërshtarë të Putinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë