Këto janë çmimet për shitje të kurbanave për festën e Kurban Bajramit

    Udhëheqësia e Bashkësisë fetare islame në RMV u rekomandoi besimtarëve dhe tregtarëve që këtë vit, të kufizohet çmimi i bagëtive dhe mishit. Qëllimi i vendimit është që tu dilet në ndihmë besimtarëve në kushte të rritjes së çmimeve, përcjell Nistori.

    Komisioni Qendror për Kurbanat 2022 pranë Rijasetit të BFI-së informon besimtarët islamë se Bashkësia Fetare Islame në RMV, si çdo herë organizon tubimin e kurbanave dhe therjen e tyre.Marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg, Komisioni në fjalë, duke i analizuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në përcaktimin e çmimit vendosi që çmimi i kurbanit për këtë vit të jetë 150 euro, (ose kundërvlera e tyre me valuta tjera).

    Mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin-kuzhinën e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, kurse sasia tjetër e mishit të kurbanave do t`u shpërndahet familjeve në nevojë.Lusim Allahun xh. sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`u shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.Komisioni Qëndror për Kurbanat 2022 pranë Rijasetit të BFI-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: Ka kompani që po pasurohen në kurriz të qytetarëve në kohë krize

    Lajmi i rradhës

    Spitali modular në Tetovë dhe aksidenti në Bullgari sot para komisionit parlamentar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë