Këto janë prioritetet e Bilall Kasamit brenda 100 ditëshit të parë (Lista)

    Komuna e Tetovës, nëpërmjet një komunikate për Nistori.com njofton opinionin në lidhje me programin 100 ditor me menaxhimin e Tetovës. Nga atje thonë se zhvillimi i shëndosh dhe i suksesshëm i një komune bazohet në mënyrën e qeverisjes, në ndjenjën e përgjegjësisë dhe në përkushtimin e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Andaj qytetarët ndjenjën e dëshprimit, keqmenaxhimit, jo transparencës, jo llogaridhënies dhe zhvlerësimit të kapitalit njerëzore e shprehën me verdiktin e tyre duke vendosur që vetqeverisjen lokale të na besojnë neve.

    Pasi kanë konstatuar një sërë problemesh që cenojnë frymëmarrjen dhe funksionimin real të komunës së Tetovës, sot Kasami i publikoi disa nga prioritet e politikës menaxhuese brenda 100 ditëshit të parë:

    1. Detektimi dhe rishikimi i të gjitha kontratave të kundërligjshme me pasoja financiare për buxhetin e komunës, ndërmarjeve komunale, shkollave dhe çerdheve.
    2. Transmetimi direkt i seancave të Këshillit komunal. Çdo qytetar, apo grup interesi, në faqen e komunës do të mund të ndjek “LiveStreaming”seancat e këshillit komunal.
    3. Aksion mbar qytetarë për largimin e të gjitha mbeturinave të hedhura nëpër rrugë dhe hapësira publike.
    4. Vendosja e kontejnerëve që do klasifikonin mbeturinat (qelq, mbetje organike apo diç tjetër).
    5. Riparimi i mundshëm i kontejnerëve ekzistues-bërja e tyre funksional vendosja e kontejnerëve shtesë në pikat me mbeturina të tepërta,  rregullimi i vendndodhjes së kontejnerëve dhe rregullimi i qasjeve rrugore duke larguar automjetet në afërsi të tyre.
    6. Mbyllja e të gjitha punimeve të hapura të infrastrukturës rrugore në komunën e Tetovës.
    7. Largimi i shtyllave (sinjalizuese) të korsive për biçikleta.
    8. Parkingu i qytetit përkohësisht pa pagesë. Ky vendim është si rezultat i keqpërdorimeve të shumta dhe humbjeve të mëdha të ndërmarrjes së parkingjeve dhe pasi të rishikohet situata financiare dhe ristrukturimi i saj  do rishikohet ofrimi me pagesë i këtij shërbimi.
    9. Identifikimi i borxhit të komunës, ndërmarrjeve komunale, shkollave dhe çerdheve, si dhe publikimi i të njëjtit në ueb-faqen e komunës dhe në hapësirat publike.
    10. Rishikimi i planit gjeneral urbanistik dhe atyre detale urbanistike.
    11. Përpilimi i një strategjie për zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak.
    12. Mbartja e mbeturinave në kohë,  pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës.
    13. Orar fleksibil i fillimit të punës nga ora 7.30 gjer ora 8.30 (mëngjes) dhe mbarimit të punës nga orën 15.30 gjer në ora 16.30 (pasdite).
    14. Çdo sektorë komunal që i ka grumbulluar lëndët ndër vite duke mos i proceduar ato në kohë në shërbim të qytetarëve do organizohen të punojnë me orar të zgjatur për të proceduar ato.
    15. Rishikimi i përshkrimit të vendeve të punës (nëse do jetë e nevojshme do realizohet edhe ri-sistematizim i vendeve të punës). Do rishikohet mundësia e krijimit të një sistemi të matjes së performancës së punës së administratorëve dhe kompensimi në paga.
    16. Zero tolerancë për të punësuarit fiktiv dhe keqpërdoruesit e mjeteve publike.
    17. Ngritjen e aftësive profesionale dhe forcimin e kompetencave teknike, drejtuese dhe kontrolluese të administratës komunale. (Duke organizuar trajnime në tema profesionale nga ekspert të fushave nga dy universitetet e Tetovës).
    18. Rrethimi i burimit të ujit të pijshëm në hapësirat e Leshnicë (Lajthizës).
    19. Sanksione-gjoba financiare (përgjegjësi ligjore) për të gjithë ndotësit e ambientit jetësor me mbeturina jashtë kontejnerëve përkatës apo djegien e tyre.
    20. Përcaktimi i dy lokacioneve – pikave grumbulluese të mbeturinave inerte, mobiljeve dhe orendive të ndryshme.
    21. Lehtësimi i komunikacionit urban duke krijuar skemën e rrugëve njëkahëshe, duke vendosur sinjalizimet adekuate dhe kontrollin adekuat policor.
    22. Ndalimi i qarkullimit komionëve edhe mjeteve transportuese të rënda gjatë ditës në qytet (do shqyrtohen format më bashkëkohore të rregullimit të kësaj problematike).
    23. Largimi i veturave dhe mjeteve tjera jo funksionale të parkuara me vite nëpër trotuare, rrugë apo vende tjera publike. 
    24. Trotuare dhe hapësira publike të lira. Pronarëve të shitoreve nuk do ju  lejohet ekspozimi i mallrave dhe produktet në hapësira publike trotuar, rrugë apo hapësira jo adekuate për shitje.
    25. Pronarëve të dyqaneve nuk do ju lejohet rezervimi i parkingjeve para dyqaneve të tyre. Ato do të duhet të sinjalizojnë një hapësirat hyrëse nëse presin furnizime me mallra.
    26. Rregullimi dhe kontrollimi i komunikacionit urban. Do angazhohemi maksimalisht në ngritjen e vetëdijes së vozitësve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e sjelljes në komunikacion (si shpejtësia, rregullat e qarkullimit në rrethe, mënyrat e ndalesave dhe parkingut etj.) që mos shkaktohen tollovi me rreziqe në komunikacionit si dhe cenimin e jetës së këmbësorëve.
    27. Përforcimi i kapaciteteve të  komisionit për legalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim që për një afat sa më të shkurt të zgjidhen të gjitha lëndët aktive të pa zgjidhura.
    28. Detektimi i lejeve të dyshimta dhe ndërprerja e ndërtimeve pa leje.
    29. Riorganizimi dhe përforcimi i kapaciteteve të qendrës për ZHEL.
    30. Qeverisje përmes qytetarëve – komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim ideshë në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fundmuaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre.
    31. Raportim tremujor i kryetarit të komunës rreth kondicionit buxhetor të komunës së Tetovës.

    Përndryshe, në zgjedhjet lokale, Bilall Kasami, nga Lëvizja Besa doli fitues me 21,591 vota (54,84%) ndaj Teuta Arifit (BDI) e cila mori 16,542 vota (42,02%).

    Lajmi Paraprak

    Një studim e konsideron Suedinë “eksportuese neto” të Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Përballë reflektimit të elektoratit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë