Këto janë rezultatet përfundimtare nga KSHZ për votat e këshilltarëve në Tetovë

    Fotografia është ilustruese

    KSHZ i ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën ditën e djeshme.

    Nga të gjitha vendvotimet e përpunuara, në listën për këshilltarë komunal në Komunën e Tetovës, më shumë vota ka marrë BDI edhe atë 10.114.

    Ndërsa më pas Lëvizja Besa 8.367 vota, VMRO-DPMNE është e treta me 4.062 vota, kurse e katërta është lista e ASH – AAA me 3.912 vota.

    Rezultat të mirë në këto zgjedhje kanë shënuar edhe iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, të cilët kanë marrë gjithsej 2.842 vota.

    Ndryshe, në Tetovë do të mbahet raund i dytë për të zgjedhur të parin e komunës, ndërsa do të garojnë Bilall Kasami i Lëvizjes Besa dhe Teuta Arifi nga BDI. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë për Tetovën” fitojnë dy këshilltarë në komunën e Tetovës: Na kanë votuar ata që duan ndryshim

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej, kjo fitore është e juaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë