Ahmeti: Ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej, kjo fitore është e juaja

    Foto: DW/P. Stojanovski

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në profilin zyrtar në Facebook ka falenderuar të gjithë votuesit, duke theksuar se kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve, përcjell Nistori.

    “BDI është e juaja, është projekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej. Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, deklaron Ahmeti.

    Përndryshe rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor, ku BDI do të jetë në balotazh në shumicën e komunave me partitë tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këto janë rezultatet përfundimtare nga KSHZ për votat e këshilltarëve në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Synojmë të fitojmë kudo që jemi në balotazh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë