Kina paralajmëron ShBA-në dhe Japoninë “të mos krijojnë armiq imagjinarë”

    Pekini ka paralajmëruar të hënën Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë “të mos krijojnë armiq imagjinarë”, pasi shtetet kanë kritikuar veprimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore, në bisedimet e mbajtura në Tokio gjatë fundjavës.

    “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos krijojnë armiq imagjinarë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian.

    Pas bisedimeve të mbajtura të dielën në kryeqytetin japonez, ShBA-ja dhe vende tjera kanë kritikuar “veprimet destabilizuese” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, derisa kanë dënuar edhe rritjen e bashkëpunimit të Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologët japonezë, kanë ripërsëritur “kundërshtimet ndaj pretendimeve të paligjshme të Kinës në det, dhe veprimet provokative e kërcënuese në Detin e Kinës Jugore”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

    Autoritetet kineze kanë thënë të hënën se në deklaratën e përbashkët është përzier e mira me të keqen dhe sulmohet politika e Jashtme kineze.

    Lin ka thënë se Kina hedh poshtë të gjitha pretendimet e bëra në deklaratë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    VLEN me nismë për krijimin e AShASh, akademiku Fiti e quan ide absurde!

    Lajmi i rradhës

    Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu sërish fajtorë për vrasjen e Marigona Osmanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë