Prokuroria të hetojë të shtënat e armëve nga ana e militantëve të BDI-së gjatë hapjes së shtabit në Çair

    Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar ashpër të shtënat e armëve nga ana e militantëve të BDI-së gjatë hapjes së shtabit në Çair dhe kjo flet shumë për mënyrën se si kjo parti synon fitoren; me kërcënime, presione, manipulime e frikë, njofton Nistori.

    Dënojmë ashpër përdorimin e armëve dhe kërkojmë nga Prokuroria të ngrit hetim për veprën penale përdorim i paautorizuar i armëve të zjarrit në tubime publike. Kërkojmë përgjegjësi edhe nga organizatorët e tubimit, pra partinë në fjalë për rrezikun që u kanosej qytetarëve nga plumbat e hedhur në ajër”, deklarojnë nga kjo parti.

    Sipas tyre, përvoja e deritanishme tregon se ne kemi pasur shumë raste me të plagosur apo të vrarë edhe nga plumbat qorre, prandaj nuk guxojmë të lejojmë raste të tilla të ndodhin dhe të kalojnë pa u dënuar! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i shfrytëzuesve të ndihmës sociale

    Lajmi i rradhës

    Isa Boletini – Mohikani i Fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë