Kishte zhdukur faturat/ Shteti gjerman nis hetimet ndaj kompanisë më të madhe financiare

    Rregullatorët gjermanë kanë nisur një hetim ndaj kompanisë më të madhe financiare të vendit, Allianz, pas zhdukjes së disa prej fondeve të saj të investimeve amerikane vitin e kaluar, thanë një burim i drejtë për drejtë i çështjes.

    Lëvizja rrit presionin mbi siguruesin, i cili tashmë po përballet me një mori padish për investitorët mbi Fondet e strukturuara alfa dhe hetimet përkatëse nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Komisioni i Letrave me Vlerë dhe shkëmbim.

    Siguruesi gjerman, është një nga menaxherët më të mëdhenj të parasë në botë me 2.4 trilionë euro (2.9 trilion dollarë), asete nën menaxhim përmes gjigantit të bonove Pimco dhe Allianz Global Investors, i cili menaxhoi fondet në qendër të hetimeve.

    Hetimi nga rregullatori financiar gjerman, BaFin, është në departamente të shumta të institucionit, thanë disa burime për “Reuters”, duke folur në kushte anonimiteti pasi hetimi është duke vazhduar.

    Lajmi Paraprak

    Ne nuk jemi të përgatitur të jetojmë në një shoqëri të mbikëqyrjes masive

    Lajmi i rradhës

    Si të lyejmë një kuzhinë pa shumë dritë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë