KJO ËSHTË PASURIA E ARTAN GRUBIT – Ka disa depozita bankare, dy vetura dhe një banesë

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi në komisionin Antikorrupsion, për herë të fundit ka paraqitur pasurinë kur ishte ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

    Ai ka thënë se ka një banesë dhe dy vetura.

    Banesa me sipërfaqe prej 115 metra katrorë në vlerë prej 100 mijë eurove, si dhe dy makina njëra “Citroen Ksara” model i vitit 2001/2006 me vlerë prej 1000 euro dhe Audi A6 model 2006/2013 në vlerë prej 11.000 eurove.

    Grubi ka dhe disa depozita bankare me vlera të ndryshme si një vlerë prej 140.000,00 denarë, 138.000,00 denarë, 156.900,00 denarë dhe një tjetër 422.873,00 denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tregu i Serbisë në Kosovë zvogëlohet për rreth 37 për qind

    Lajmi i rradhës

    Prindërit paralajmërojnë protesta masive për hapjen e kazinos afër çerdhes në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë