Kjo është radhitja e partive politike në fletëvotime

    Fotografia është ilustrim dhe nuk ka të bëjë me fletë votimin e zgjedhjeve lokale 2021 në RMV

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

    Renditja në fletëvotim;

    1. Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM
    2. Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM
    3. Bashkimi Demokratik për Integrim
    4. Koalicioni “Të gjithë bashkë” i përbërë nga BDI, ASH dhe AAA
    5. Aleanca për Shqiptarët
    6. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
    7. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”
    8. Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë
    9. LSDM
    10. Alternativa
    11. PDSH
    12. Koalicioni “Më e mira për komunën time”, i udhëhequr nga LSDM
    13. 13 Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni
    1. VMRO – Partia popullore
    2. “E Majta”
    3. Lëvizja Besa
    Lajmi Paraprak

    DW publikon dokumentet për kovid-qendrën në Tetovë përgjegjës ishin komuna dhe drejtori i spitalit

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Kërkojmë komision Hetimor për tragjedinë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë