Kociq: Deputetët e VMRO-DPMNE-së dëshirojnë të inskenojnë incident dhe të shfaqen si viktima

    Deputeti i LSDM-së Nenad Kociq në “Rruga drejt…”, tha se deputetët e VMRO-së dëshirojnë të inskenojnë incident dhe të shfaqen si viktima, por sipas tij një gjë e tillë është shumë e qartë dhe e dukshme edhe nga opinioni, përcjell Nistori.

    “Në Kuvendin e Maqedonisë ekziston një rregullore për punë dhe ajo rregullore vlen për të gjithë, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, të gjithë duhet t’i përmbahemi kësaj rregulloreje. Ajo që për momentin po ndodhë, është një dëshirë e VMRO-DPMNE-së që të inskenohet incident në Kuvend dhe mendoj se shpresojnë se do të ndodhë diçka sikurse 24 dhjetori, kur deputetët e LSDM-së u dëbuan nga kuvendi si valixhe të zbrazëta. Zotëri Xhaferi këtë ua ka thënë se një gjë e tillë nuk lejohet. Shihet qartë qëllimi i deputetëve që të provokojnë një kontakt fizik…Ky skenarë që e kanë përgatitë dhe përmes të cilit dëshirojnë të shfaqen si viktima është shumë e dukshme dhe e qartë për të gjithë opinionin”, deklaroi Nenad Kociq, deputet i LSDM-së. 

    Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski deklaroi se, të gjithë ne ishim dëshmitarë të një sjellje jo të hijshme të kryetarit të Kuvendit, por është për pasojë të shkeljes në kontinuitet të rregullores për punën e Kuvendit nga ana e kryetarit.

    “Vlerësoj se në kontinuitet është një punë e keqe e kryetarit të Kuvendit dhe mendojmë se këto zhvillimet e fundit paraqesin përmbushjen e gotës. Ishte e pashmangshme që të kërkohet interpelancë sepse është ofendim edhe ndaj deputetëve edhe ndaj qytetarëve dhe në fund të fundit edhe ndaj të punësuarve, sepse Talat Xhaferi duhet ta prezantoj institucionin më të lartë në Republikën e Maqedonisë, duhet të prezantoj shtëpinë ligjvënëse”, deklaroi Igor Zdravkovski, deputet i VMRO-DPMNE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Aziri: Talat Xhaferi është kryeparlamentar vetëm i deputetëve të BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Arsovski pyet Kaevskin: Ku e keni Katica Janevën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë