Koco: shpërndarja e Këshillit Gjyqësor është vendim politik

    Ish Gjykatësja supreme, Vera Koco në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, deklaron se nuk është zgjidhje, paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së për shpërndarje të Këshillit Gjyqësor, pasi që e njëjta është masë politike. Sipas saj, Këshilli, duhet të vetërregullohet.

    “Në lidhje me shpërndarjen për mua ajo është masë politike. Unë nuk mbështes shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, pasi ajo mund të shkaktojë dukuri të tjera negative. Në fakt, a do të jeni aq të sigurt se anëtarët e rinj në Këshillin Gjyqësor nuk do ta bëjnë të njëjtën. Aq herë u ndryshua përbërja e atij Këshillit Gjyqësor, megjithatë anëtarët vazhdimisht janë sjellë siç nuk duhet të sillen. Lejuan zëvendësim të kryetares në një procedurë të paligjshme. Edhe pse e dënuan këtë, megjithatë nuk e ftuan në përgjegjësi atë që e bëri këtë”, tha Vera Koco, ish gjyqtare supreme.

    Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja, e cila së shpejti pritet ta marrë pushtetin, ka premtuar që përpos shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor, edhe shpërbërjen e Këshillit të Prokurorëve, pasi këto dy këshilla, përgjegjëse për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë humbur kredibilitetin.

    Opozita nga ana tjetër, dyshon se anëtarët aktual do të zëvendësohen me persona lojal të pushtetit

    “Do të kemi vetëm lëvizje kadrovike. Disa shkarkoni dhe të tjerë vendosni, kjo nuk është reformë e vërtetë”, shtoi Oliver Spasovski, LSDM.

    Edhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga është shprehur kundër kësaj mase, ndonëse një vit më parë të njëjtën gjë kishte tentuar vetë ta bënte. Lloga, u shkroi letër ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare në vend ku shpreh shqetësimin për paralajmërimin e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve.

    Sipas tij, ky është tentimin për “kapjen” e sistemit gjyqësor që po përgatitet nga shumica e re parlamentare.Reformat në gjyqësor, VMRO-DPMNE-ja, ka paralajmëruar se do t’i bëjë edhe nëpërmjet miratimit të ligjeve të reja për Procedurë Penale, Gjykata dhe Prokurori, por edhe sjelljen e Kodit të ri Penal.

    Nëpërmjet tyre, parashikohet të parandalohet ndikimi, nepotizmi dhe kronizmi në procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkaq, do të kërkohet përgjegjësi edhe për gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar për shkak të punës së papërgjegjshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sezoni i ri turistik në Strugë, gastronomët me probleme të vjetra

    Lajmi i rradhës

    43 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacakë në Tetovë brenda pesë muajve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë