Ski Qendra “Kodra e Diellit” nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar të gjithë vizitorët, se veturat të cilat do të jenë të parkuara në rrugë dhe që do të vështirësojnë qarkullimin do të merren nga karrotreci (Merimanga) i Parkingut të Qytetit, përcjell Nistori.
“Ju njoftojmë se veturat të cilat do të jenë të parkuara në rrugë dhe do të vështirësojnë qarkullimin e veturave tjera, të gjitha ato vetura do të bartën nga Merimanga e Parkingut të Qytetit. Ju lutemi që të keni kujdes dhe të mos i parkoni veturat në rrugë, veçanërisht gjatë ditëve të vikendit, kur fluksi i trafikut është më i lartë dhe mund të krijohen vështirësi për kalim dhe parkim. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”.
Ndryshe, disa nga problemet kryesore të raportuara nga Nistori në lidhje me Kodrën e Diellit në Tetovë, të cilat shqetësojnë turistët janë ndërtimet e pa kontrolluara, mungesa e parkingut, mungesa e infrastrukturës, duke përfshirë rrugët, kanalizimet dhe shërbimet publike. /Nistori/