“Pluhuri në çdo anë është duke na mbytur” / Banorët e Studeniçanit të revoltuar me mosasfaltimin e rrugës

    Nga pluhuri dhe gropat veturat mezi po lëvizin. Banorët thonë se edhe veturat po u prishen dhe janë të detyruar për çdo muaj t’i dërgojnë në mjeshtër.

    Pluhuri në çdo anë është duke na mbytur, çdoherë është duke premtuar, asgjë nuk bën, si kryetar komune nuk është duke marrë masa, por shkon nëpër bjeshka të punojë, ndërsa te ne shekulli 21 turp është pa asfaltuar.

    Edhe ti po të kalosh këtu është vështirë, edhe në këmbë jo vetëm me vetura, pluhur i madh edhe nëpër shtëpi na hyn. Nuk është kjo tani por, gjatë kohë.

    Uroj dhe kërkoj nga kryetari që sa më shpejtë që është e mundur të rregullohet kjo gjendje sepse është e vetmja në rrugë në territor të komunës së Studeniçanit, e cila është rrugë shumë e frekuentuar dhe rrugë e cila është përdorë më herët si rrugë alternative për të të dërguar në Qendër të Studeniçanit.

    Kryetari i komunës Azem Sadiku për TV21 deklaroi që presin pas një jave nga Ministra e Lidhjes dhe Transportit të bën shpallje, dhe për të parë se cila kompani do ta merr tenderin për asfaltimin e kësaj rruge, sepse siç u shpreh dokumentacioni është gati.

     “Për këtë projekt komuna jonë i ka fituar mjetet nga Ministria e Transportit, që ka marrë Qeveria kredit nga Banka Botërore dhe aty ka pasur disa vërejtje për projektin. Këtë pjesën që kalon afër lumit aty ka pasur vërejtje që të vendoset një mur dhe mbrojtëse të hekurit sa është 250 metra pjesa e lumit, edhe ato i kemi përmirësuar dhe tani presim që shumë shpejtë Ministria e Transportit ta bën shpalljen për këtë projekt”- deklaroi Azem Sadiku, Kryetar I Komunës së Studeniçanit.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve

    Lajmi i rradhës

    “Inatet politike” bllokojnë miliona euro investime në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë