Komisioni kundër korrupsionit rekomandon që institucionet ta tërheqin nga përdorimi sistemin balancues i cili gjatë punësimeve në institucione ndihmon për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në baza etnike.
Kjo për shkak se, siç deklaron kryetarja e komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska, në këtë institucion kanë arritur numër i madh i lëndëve me raste kur kandidatët për punësim, e kanë ndryshuar nacionalitetin, me qëllim që t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga balancuesi e të punësohen.
Ivanovska ka përmendur edhe rast konkret ku është konstatuar se në Agjencinë për Punësim, një kandidat maqedonas, është pranuar në punë si shqiptar.
Besimi: Ekonomia joformale problem për shoqërinë
Forcimi i luftës kundër ekonomisë gri do të arrihet përmes formalizimit të koordinimit ndërmjet institucioneve të sistemit në…