Kompanitë që nuk respektuan subvencionet, Qeveria nuk i gjobiti

    Jo 70, por 85 për qind e kompanive që përdorën energji elektrike të subvencionuar në prodhimin e ushqimit nuk i ulën çmimet. Kanë kaluar 16 ditë që kur qeveria anuloi rrymën e lirë edhe për ata që ulën çmimet, por nuk sanksionoi asnjë kompani që vazhdoi të rritë fitimin në kurrizin e qytetarëve. Për këtë masë nga buxheti janë shpenzuar disa milionë euro. Inspektorati Shtetëror i Tregut tani po ia kalon topin Qeverisë edhe pse kompetencat për sanksionim janë në dorën e inspektorëve.

    “Nuk kemi asnjë detyrim ligjor. Ka Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë për veprime të mëtejshme”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i ISHT.

    Ky pretendim është i çuditshëm sepse Inspektori i Tregut ditëve të fundit tashmë informoi se sa gjoba kanë shqiptuar për kompanitë që për shembull, nuk e kanë shitur bukën me çmim prej 33 denarë.

    Prej më shumë se 10 ditësh, drejtori i sapozgjedhur i Inspektoratit të tregut, Goran Trajkovski, ka injoruar televizionin Alsat me atë që nuk u përgjigjej pyetjeve, mesazheve dhe nuk pranon t’i përgjigjet telefonatave që ne personalisht i kemi bërë atij dhe sektorit të tij për marrëdhënie me publikun. Kërkuam informacion se sa kompani që nuk kanë ulur çmimet dhe kanë pasur obligim, janë ndëshkuar deri më tani? Nuk morëm përgjigje edhe pse të njëjtën pyetje ia drejtuam edhe Qeverisë.

    “Përgjigjen që e kërkoi Alsat në pyetjen: Sa prej kompanive të subvencionuara që nuk e respektuan marrëveshjen xhentëlmene, siç e quan qeveria, është informacion me karakter publik, pasi gjysma e faturës së energjisë elektrike të kompanive paguhet me para të popullit?”, raporton Ile Petrevski gazetarë.

    Nga Qeveria dhe ministria përkatëse thonë se asnjë kompani nuk do të dënohet sepse për këtë është nevojitet të ketë ligj. Që ironia të jetë edhe më e madhe, kryeministri Dimitar Kovaçevski jo vetëm që nuk di si t’i sanksionojë kompanitë e paskrupullta, por i dërgoi mediat të kërkojnë përgjigje nga Oda Ekonomike pse kompanitë nuk i kanë ulur çmimet. Ekspertët për Alsat komentuan tashmë se në një ekonomi tregu nuk lejohet të merren masa të nxituara që do t’i nënshtroheshin një lloj “marrëveshjeje xhentëlmene”, por gjithçka duhet të përcaktohet qartë dhe saktë me ligj për sa i përket detyrimeve. Dhe në fund ata që nuk respektojnë, duhet të sanksionohen. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Me vendimet e sotme ulen për 10-15% çmimi i brumërave dhe qumështit

    Lajmi i rradhës

    Koralet e çmuara – Gjuetia për “arin e kuq”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë