KOMPENSIMET PARAFISKALE! Paguan dhe nuk fiton shërbim  

    Lejet dhe kompensimet e ndryshme që nuk janë tatime dhe për të cilat shpesh edhe nuk fitohen shërbime dhe të drejta të caktuara, me vite ngarkojnë punën e biznesit në Maqedoninë e Veriut. Bile edhe analizat e ndryshme tregojnë se kompensimet e ndryshme parafiskale për biznesin nuk janë të vogla dhe lëvizin prej një euro deri mijëra euro në mesatare për fitimin e mbi 300 dokumenteve të ndryshme. Vlerësohet se në nivel vjetor ato i kushtojnë biznesit së paku 250 milionë euro kompensime jo tatimore. Ato sipas definicionit shpesh kompanive që i paguajnë, ju ofrojnë shërbime apo të drejta me një kosto për disa herë më të lartë nga vlera e shërbimit.

    Me fjalë të tjera, harxhimet e tilla jashtë tatimeve që shpesh edhe nuk kanë kuptim, ose biznesi nuk fiton kompensim të vërtetë për pagesën e kryer, ngarkojnë kompanitë edhe me harxhime shtesë. Ato paguhen në nivele të ndryshme të administratës si kompensime për vendosjen e emrit të firmës, harxhime për pjesëmarrje në tenderë, etj. Edhe pse me vite premtohet thjeshtimi dhe anulimi i pjesshëm i tyre, megjithatë akoma ato mbesin në fuqi dhe paraqesin harxhime jo të vogla për kompanitë.

    Analiza e realizuar, nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Finance Think” tregon se barra më e madhe për më shumë se gjysmën (54 për qind) të kompanive është për firmën e kompanive. Një barrë e lartë është edhe tarifa komunale për shfrytëzimin e rrugëve e cila paguhet me regjistrimin e automjeteve (42 për qind e kompanive). Ndër tre ngarkesat e para të cilat janë barrë më e madhe për kompanitë, janë lejet dhe licencat për kryerjen e veprimtarive (aktivitet hotelerie në lokal nate për operatorët e instalimeve me leje mjedisore B të integruar).

    Nga “Finance Think” theksojnë se barra ndryshon për lloje të ndryshme të kompensimeve në varësi nga madhësia e kompanisë. “Për sa i përket kompensimit për firmën e kompanive, perceptimi i ekspozimit është më i larti tek mikro-kompanitë, ndërsa më i ulëti është tek kompanitë e mëdha. Kjo mund të jetë për shkak të detyrimit dhe mënyrës së shprehjes së çmimit të pagesës për firmën. Kjo tarifë është obliguese për të gjitha personat juridik dhe shuma është lineare, pavarësisht nga vëllimi i të ardhurave, prandaj kjo si kosto për mikro kompanitë paraqet një barrë më të madhe“, thonë nga Finance Think.

    Analiza më tej tregon se situata është e ngjashme me taksën komunale për shfrytëzimin e rrugëve e cila paguhet me regjistrimin e automjeteve ku perceptimi i barrës rritet me madhësinë e ndërmarrjes, por deri tek kompanitë e mesme dhe më pas ulet. tek kompanitë e mëdha.

    Përkundrazi, kompensimin për rregullimin e tokës ndërtimore e ndjejnë më së shumti kompanitë e mëdha, e më së paku mikro-kompanitë. Ka edhe kategori të caktuara të detyrimeve parafiskale që janë më të larta për një lloj të caktuar të madhësisë së kompanie, si p.sh. përdorimi i hapësirës përballë ambienteve të biznesit, ku barra është disa herë më e madhe për kompanitë e vogla, krahasuar me kompanitë e tjera.

    Sa i përket kostos apo çmimit, 95 për qind e pagesave jo tatimore dhe detyrimeve parafiskale variojnë nga 50 deri në 61.700 denarë. Prej tyre 50 për qind kushtojnë nga 50 deri në 1000 denarë. Nga kjo mesatare, përjashtime të konsiderueshme kanë tarifat për Agjencinë e Trafikut Ajror Civil (mesatarisht 200.045 denarë), Ministrinë e Shëndetësisë (mesatarisht 224.375 denarë) dhe Ministrinë e FinanCave (mesatarisht 591.476 denarë).

    Analiza e tarifave parafiskale në nivel qendror evidenton dobësi përsa i përket dimensionimit dhe zbatimit që kanë të bëjnë me: shkeljen e parimit tarifë për shërbim me përdorimin dominues të tarifave në mënyrë disproporcionale të larta; tarifat për qëllime të përgjithshme pa një lidhje të qartë me një shërbim publik, duke ngarkuar tarifa të dyfishta; e njëjta tarifë për shërbime të ndryshme dhe për subjekte të ndryshme; tarifa të ndryshme për të njëjtin shërbim; tarifat jo transparente të shprehura në një sistem të bazuar në pike, theksohet ndër të tjerash në analizë.

    Për 49 për qind të taksës parafiskale, personat e detyruar (persona fizikë dhe juridikë) përfitojnë një të drejtë të caktuar nga komuna që lidhet zakonisht me shfrytëzimin e hapësirës publike (taksë komunale) ose të drejtën e punës (licencë për veprimtari hoteliere në klub nate. kabare dhe disko) klub dhe leje ndërtimi). Ndërsa për 39 për qind të tarifave parafiskale, komunat ofrojnë shërbime (tarifa administrative dhe tarifa arsimore), për lëshimin e dokumenteve dhe certifikatave/diplomave të ndryshme.

    Megjithatë, për 12 për qind të tarifave parafiskale të grumbulluara, komunat nuk ofrojnë as të drejtë dhe as shërbim për paguesit, siç është rasti me kompensimin në masën prej dy për qind të primeve për sigurimin e mjeteve motorike (kasko) dhe sigurimi i përgjegjësisë nga automjetet motorike ose me eko-leje, theksohet në analizë.

    Afaristët dhe përfaqësuesit e ekzekutivit pajtohen se një pjesë e kompensimeve të tilla duhet të anulohen, ndërsa pjesa tjetër duhet të digjitalizohet si shërbim. Pritet që në periudhën e ardhshme të ato të racionalizohen, të vendoset Regjistri shtetëror i taksave dhe kompensimeve para fiskale, përcaktimi i çmimit të tyre, përshtatja ndaj madhësisë apo potencialit të firmave. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Nesër përfundon aplikimi online për regjistrimin në shkollat e mesme

    Lajmi i rradhës

    Ata kanë nevojë për ne!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë