Arsyeja për tërheqjen e Radmilla Shekerinskës nga pozita e nënkryetarit të partisë për të cilën dje lideri Zoran Zaev tha se është e riorganizuar, doli se në fakt bëhet fjalë për pakënaqësinë e madhe të njeriut të deritanishëm të dytë të socialdemokratëve. Në audio incizimin nga fjalimi i Shekerinskës në kongresin e djeshëm të partisë, në faqen e Facebookut “Reforma brenda LSDM-së”, ajo e shpreh shqetësimin dhe mospajtimin e saj për mënyrën e funksionimit të udhëheqësisë partiake. Për disa çështje po pëshpëritim e nuk flasim që ta zgjidhim problemin, kjo nuk do t’i ndihmojë partisë.
“Jam e shqetësuar për atë se është e dyshimtë kur dikush ka qëndrim dhe pozitë të vet, e drejtë apo jo, ndërsa jo kur i sakrifikon edhe qëndrimin edhe parimet për qëllimet personale. Jam e shqetësuar që filluam t’u besojmë dhe t’u ndihmojmë njerëzve që devijuan dhe u distancuan, ndërsa më pak u ndihmojmë atyre që vuanin së bashku me ne”, thekson Radmilla Shekerinska – LSDM.
Në një incizim tjetër dëgjohet se si delegatë të Kongresit e kritikojnë Zaevin për shkarkimin e Stojko Paunovskit nga pozita njeriu i parë i Inspektoratit të tregut. Kërkuam koment nga LSDM-ja për incizimin ku thonë se Kongresi i djeshëm ka kaluar në atmosferë demokratike dhe miqësore dhe se fakti që Shekerinska publikisht e tregon mendimin e saj eshtre vetëm provë se brenda partisë respektohen mendimet e ndryshme.
“Kongresi, në të cilin kishte debat, kaloi shkëlqyeshëm, në atmosferë demokratike, miqësore dhe shoqërore. Ndryshimet në parti fituan mbështetje të fuqishme nga delegatët dhe anëtarët e ish udhëheqësisë, mes tyre, sigurisht, edhe Radmilla Shekerinska, që u tregua edhe me numrin e madh të votave gjatë miratimit të vendimeve. Në LSDM flitet zëshëm, respektohen mendimet e ndryshme dhe kjo është vlerë demokratike”, potencoi Bogdanka Kuzevska – LSDM.
Por çfarë do të sjell udhëheqësia e re e partisë në pushtet, LSDM? Drejtorja e DAP, Sanja Llukarevska në ulësen e Radmilla Shekerinskës, e cila është një ndër themelet kryesore të partisë, nënkryetarët e ri ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zv.kryeministri për ekonomi, Fatmir Bytyqi zëvendësojnë nënkryetarët e deritanishëm Kosta Petrov dhe Muhamed Zekiri.
“Kemi kombinim të nënkryetarëve dhe udhëheqësisë të cilët opinioni publik i ka komentuar në mënyrë pozitive që nga momenti i publikimit të emrave e deri në ditën e sotme. Kjo është shumë e rëndësishme, është motivim por edhe ndjenjë e përgjegjësisë dhe obligim që të punojmë të gjithë”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE me kritika për kongresin e djeshëm zgjedhor.
“Në LSDM po bëhet sulltanizim i plotë nën udhëheqësinë e Zaevit. Zaev vetë propozoi dhe zgjodhi të gjithë njerëzit të cilët Maqedonisë i sollën mbi 5 200 të vdekur për shkak të sistemit shëndetësor që nuk funksionon, 60 mijë të papunësuar të ri për shkak të masave ekonomike që nuk i ndihmojnë askujt”, tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
Në kongresin përveç nënkryetarëve të rinj, Bytyqi dhe Filipçe, në këtë pozitë mbeten Spasovski dhe Carovska. Lupço Nikollovski mbetet sekretar i përgjithshëm i partisë. Tv21.mk