“Kompromisi për propozimin francez nuk është i përsosur, nuk dihet nëse do të ketë më të mirë”

    Kompromisi nuk është i përkryer, por nuk dihet nëse në të ardhmen do të ekzistojë mundësi për propozim më të mirë, tha në Shkup përfaqësuesi special gjerman, për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

    Ai përcolli mesazhin e Berlinit për të pranuar propozimin, pasi parashikon fillimin pa kushte të negociatave.

    Saracin shtoi se në tekst janë edhe kërkesat maqedonase.

    “Mund të kuptoj se ka kritika ndaj këtij propozimi dhe kuptoj se ka shqetësime për identitetin dhe gjuhën, se do të viheshin në pikëpyetje. Por mund të them se identiteti nacional dhe gjuha maqedonase për Gjermaninë janë padyshim të qarta, por edhe me këtë propozim ato ruhen pa dyshim”, tha Manuel Sarrazin– përfaqësues special i Gjermanisë për BP-në.

    Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, thekson se na është ofruar një zgjidhje kompromisi, e cila mbron qëndrimet tona. Sipas Mariçiqit, me propozimin historia u lihet historianëve.

    “Do të ishte e papërgjegjshme të hidhej apo refuzohej ky propozim në të cilin kemi arritur pritshmëritë dhe kërkesat tona kryesore, me shpresën se do të na ofrohet një propozim tjetër, ndoshta më i mirë. Përkundrazi, çdo vonesë dhe çdo humbje kohe, në një situatë ku presim tashmë 17 vjet, hap mundësinë e hapave prapa, për zhvillimet ditore politike si këtu, ashtu edhe në Bullgari”, u shpreh Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

    Zëvendëskryeministri tha se pret që në ditët në vijim të merret një vendim përfundimtar, pa vonesa të mëtejshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tupançevski riorganizimin e gjykatave dhe prokurorive ia lë në dorë KGJ-së dhe KP-së

    Lajmi i rradhës

    LSM shpall padi kolektive ndaj një pjese të pushtetit qendror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë