Komuna e Dibrës me shkallën më të ulët të imunizimit kundër virusit Korona

    Sipas statistikave të Institutit të shëndetit publik, Komuna e Dibrës ka mbulimin më të ulët të vaksinimit kundër koronavirusit, me vetëm 28.3 përqind popullsisë të vaksinuar. Nga Spitali i Dibrës, nga ana tjetër, thonë se nëse nuk numërohen gurbetçinjtë, atëherë në Dibër është imunizuar rreth 50 përqind e popullsisë me vendbanim të përhershëm, shkruan Vërtetmatës.

    Shkruan: Sonja Rillkovska

    Komuna e Dibrës është një nga qytetet në vendin tonë me shkallën më të ulët të vaksinimit kundër koronavirusit. Sipas raportit të fundit të Institutit të shëndetit publik  (për periudhën nga 22 deri më 28.11.2021), në Dibër është vaksinuar vetëm 28,3 përqind e popullatës së përgjithshme, që paraqet shkallën më të ulët në vend. Sipas statistikave, vetëm 35 përqind e dibranëve mbi 18 vjet kanë pranuar vaksinën.

    QSHP/NJRPopullsia e përgjithshmePopullata mbi 12 vjetPopullata mbi 18 vjet 
    QSHP Manastir44,7%49,9%53,3%
    NJR Manastir48,1%54,2%58,2%
    NJR Demir Hisar45,1%49,4%52,6%
    NJR Kërçovë36,9%40,7%43,2%
    NJR Prespë51,6%57,2%60,3%
    QSHP Veles47,0%53,5%57,6%
    NJR Veles41,6%47,9%51,9%
    NJR Gjevgjeli51,7%58,3%62,2%
    NJR Kavadar53,1%60,3%64,9%
    NJR Negotinë53,8%61,0%65,7%
    NJR Sveti Nikole36,0%40,5%43,3%
    QSHP Koçan38,4%42,6%45,6%
    NJR Berovë49,9%55,1%58,8%
    NJR Pehçevë45,9%50,4%53,9%
    NJR Vinicë34,3%38,1%40,7%
    NJR Dellçevë38,8%42,8%45,8%
    NJR Koçan36,1%40,2%43,0%
    QSHP Kumanovë31,2%35,7%38,9%
    NJR Kratovë32,5%35,7%37,9%
    NJR Kriva Pallankë38,1%42,7%45,8%
    NJR Kumanovë30,0%34,6%37,8%
    QSHP Ohër40,9%46,4%50,2%
    NJR Dibër28,3%32,2%35,0%
    NJR Ohër53,1%60,4%65,0%
    NJR Strugë36,4%41,3%44,5%
    QSHP Prilep41,2%47,1%51,3%
    NJR Krushevë43,0%49,7%54,1%
    NJR Makedonski Brod35,3%40,3%43,9%
    NJR Prilep41,7%47,7%51,8%
    QSHP Shkup37,3%43,7%47,6%
    NJR Shkup37,3%43,7%47,6%
    QSHP Strumicë29,6%33,8%36,7%
    NJR Vallandovë46,4%52,4%56,5%
    NJR Strumicë27,5%31,5%34,2%
    QSHP Теtovë32,3%36,9%40,0%
    NJR Gostivar28,7%32,1%34,5%
    NJR Теtovë34,5%39,9%43,5%
    QSHP Shtip39,5%44,9%48,5%
    NJR Probishtip45,0%49,7%52,9%
    NJR Radovish29,9%34,4%37,4%
    NJR Shtip43,9%49,9%53,8%
    Gjithsej38,7%44,4%48,0%

    Foto: ISHP

    Nga Spitali i përgjithshëm i Dibrës thonë se përqindja e të imunizuarve nuk është aq e ulët, sepse një përqindje e madhe e popullsisë janë gurbetçinj.

    Nuk mund të themi se kemi një përqindje të ulët të të vaksinuarve. Nëse nga numrat zyrtarë hiqet numri i gurbetçinjve, atëherë në Dibër është imunizuar rreth 50 përqind e popullsisë me vendbanim të përhershëm. Në përqindjen të cilën e paraqet Instituti i shëndetit publik janë përfshirë edhe gurbetçinjtë të cilët nuk jetojnë këtu, e që janë shumë, e prandaj del sikur kemi përqindjen më të ulët në vend, thotë në një deklaratë për Vërtetmatësin Baki Alili, drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Dibrës dhe Qendrës Zhupa.

    Sipas regjistrimit të vitit 2002, Komuna e Dibrës ka gjithsej 19.542 banorë, por një pjesë e madhe e tyre sot jetojnë dhe punojnë në vendet evropiane.

    Nga Spitali i Dibrës thonë se me dozën e parë dhe dozën e dytë gjithsej janë vaksinuar rreth 13.000 qytetarë. Ata thonë se ka një interes ë madh edhe për dozën e tretë.

    Jemi të kënaqur me interesin e qytetarëve. Ka interes për një dozë të tretë të vaksinës, deri më tani janë aplikuar rreth 450 doza përforcuese. Në ditë vaksinohen nga 30 deri në 50 pacientë. Për dozën e tretë aplikohet vetëm “Pfizer”, por ne si spital kemi edhe vaksinat e “AstraZeneka” dhe “Sinofarm”, shton Alili.

    Për momentin në Dibër dhe Qendër Zhupë ka vetëm një pacient të hospitalizuar pozitiv me koronavirus.

    Gjendja me koronavirusin është mjaft stabile, nuk kemi një numër të madh të të infektuarve. Kemi një pacient të shtruar në repartin infektiv dhe është në gjendje stabile. Nuk është me oksigjenoterapi dhe ka një pasqyrë të lehtë klinike, thotë Alili.

    Që nga fillimi i pandemisë, sipas ISHP ( gjendja më 28.11.2021), në Dibër janë regjistruar gjithsej 1.455 të sëmurë, 72 prej tyre kanë ndërruar jetë. Shkalla e letalitetit është një nga më të lartat në vend dhe është  4,9 përqind.

    Shpërndarja sipas qyteteveTë sëmurëTë shëruarNumri i vdekjeveGjithsej
    Shkup385187723252994103
    Kumanovë2521207253112855
    Tetovë1501063252811310
    Prilep401926449110156
    Manastir63576113638609
    Gostivar2976463848059
    Veles33166862597276
    Kavadar30064142146928
    Shtip17761981886563
    Ohër29558642766435
    Strumicë15956322986089
    Kërçovë8139611794221
    Koçan18136291723982
    Strugë6535882473900
    Gjevgjeli1292565872781
    Negotinë602426672553
    Sveti Nikole811979522112
    KrivaPallankë13316431011877
    Prespë1071583441734
    Radovish611567831711
    Dibër11382721455
    Berovë821289511422
    Dellçevë1331200491382
    Vinicë421055541151
    Probishtip241043431110
    Vallandovë5083937926
    Kratovë4568926760
    Bogdanci4058715642
    Demir Hisar7850327608
    Krushevë2951835582
    Makedonski Brod1045723490
    Demir Kapija640413423
    Makedonska Kamenica6732817412
    Pehçevë932810347
    Dojran21554161
    Gjithsej80961994607569215125

    Tabela ISHP

    Në fillim të pandemisë, komunat Dibër dhe Qendër Zhupa ishin vatrat e para të koronavirusit. Në mars të vitit të kaluar, me vendim të Qeverisë, në këto komuna u vendos karantinë njëmujore, pasi nga gjithsej 13 pacientë në vend, 11 ishin nga këto zona. Pacientët e parë supozohej se ishin persona që kishin ardhur nga Italia.Në të dy rajonet u kufizua lëvizja, nuk lejohej as hyrja apo dalja, përveç me leje vetëm për raste urgjente.

    Ditëve të fundit Komuna e Dibrës nuk është në listën  e qyteteve me raste të reja, e as me raste të vdekjes nga Kovid-19, dhe sipas statistikave të fundit të Ministrisë së shëndetësisë (të publikuara më 06.12.2021), atje ka vetëm dy raste aktive me koronavirus.

    Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi
    Lajmi Paraprak

    Ndeshja KF Shkupi – KF Shkëndija: Referimi ka qenë skandaloz, ndërsa sjellja e nikoqirëve e turpshme

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Korridori i tetë, realitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë