“KOMUNA E GOSTIVARIT NUK KA ZGJIDHJE PËR KANALIZIMIN NË DEBRESH”

    Projekti për kanalizimin në fshatin Debresh të Gostivarit ka nisur realizimin që prej vitit të kaluar, por fundi nuk i shihet. Banorët shprehen të revoltuar. Rruga ka mbetur e shkatërruar nga punimet, ndërsa pusetat e hapura, çdo ditë rrezikojnë kalimtarët, sidomos fëmijët.

    “Kjo gjë na pengon shumë, tepër. Duhet të bëjmë dasmë për një muaj, këtu tek këta shtëpitë, po ra ndonjë fëmijë brenda, kush e mban përgjegjësinë. Nuk lihen kështu rrugët gati një vit do bëhet”, tha një Banor

    “Ka filluar para zgjedhjeve, pasi mbaruan zgjedhjet lagja mbeti kështu mjerim. Kjo na pengon tepër por s`kemi çka bëjmë, nga komuna nuk ka zgjidhje edhe ministër kemi të BDI-së edhe ai nuk na ka ndihmuar”, Banor

    “Nuk bëhet kjo, ja kështu, premtojnë dhe nuk e bëjnë e lënë në gjysmë, veturat çdo ditë i kemi të prishura, siç e patë rrugën nga fillimi në fund”, Banor.

    “Investim nuk ka tash e 20 vite, e tash me kanalizimin u dëmtua edhe më shumë, s’dimë çka të bëjmë, amortizohen makinat ndërkohë edhe ne paguajmë sigurime”, Banor

    “Para zgjedhjeve punuan pak dhe pas vitit të ri nuk është prekur asgjë të punohet mbeti kështu me gropa e gjitha, me puseta të hapura ku mund të bjerë edhe ndonjë fëmijë aty”, Banor

    Nga komuna e Gostivarit, pranojnë se puna nuk është përfunduar, ndërsa arsyetohen me problemin e kyçjes së disa shtëpive në këtë projekt pasi pronarët e tyre janë në mërgim.

    “Ne e bëmë një pjesë të kanalizimit pra vendosjen e gypit kryesor, por kemi njoftuar edhe kryesinë e fshatit, se banorët që duhet të kyçen, pra shtëpitë, por një pjesë e banorëve jetojnë jashtë për këtë edhe jemi duke pritur, që të mos mbetet asnjë objekt pa u kyçur”, tha Valedin Dervishi. Ndërmarrja publike komunale

    Nëse brenda javës nuk vazhdojnë punimet për përfundimit e projektit të kanalizimit, banorët kanë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Joshja e çuditshme e popujve nga udhëheqësit autoritarë

    Lajmi i rradhës

    A ekziston vërtetë një lidhje midis sëmundjeve të zemrës dhe depresionit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë