Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, vjelje e ulët e tatimit

    Fotografia: Emir H

    Komuna e Mavrovës dhe Rostushës jo vetëm që arkëton një pjesë shumë të vogël të tatimit mbi pronën por nuk i ka regjistruar thuajse gjysmën e objekteve që gjenden në këtë komunë.

    Kreu i komunës Medat Kurtovski tha se planifikon formimin e një komisioni për të bërë regjistrimin e pronave por nuk sqaron përse ka pritur kaq vite për ta bërë këtë.

    “Situata e pagesës së tatimit në gjitha komunat shkon vështirë. Unë kur erdha si kryetar në vitin 2017, punësuam një person që duhej të bëj këtë punë, dhe nga numrat që kemi, pra nëse në vitin 2017 kemi mbledhur 530 000 denarë tatim, në vitin 2021 kemi mbledhur 1 852 000 denarë, por megjithatë edhe kjo s’është e mjaftueshme se një numër i madh i objekteve nuk janë në listë për pagesë tatimi, edhe pse kemi sistem për pagesë tatimi për evidentim dhe paraqitje të objekteve”, tha Medat Kurtovski, kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.

    Kurtovski thotë se nuk ka mekanizëm për detyrimin e banorëve të paguajnë tatimin, përveç kur vijnë në komunë për marrjen e ndonjë dokumenti eventual, para të cilës procedurë, shikohet nëse e ka paguar apo jo tatimin.

    “Shpesh kur dikush vjen për ndonjë dokument në komunë, ne kontrollojmë nëse ka të paguar apo jo tatimin e pronës dhe më pastaj i japim dokumentet e kërkuara. Realisht shumë pak paguhet tatimi, por po mundohemi nga viti në vit ta rrisim këtë pagesë. Por siç ju thash bëjmë plan për rritje pagese me atë që, do duhet t’i fusim në sistem gjitha amvisëritë që të mund të kemi më shumë pagesë”, deklaroi Medat Kurtovski, kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.

    Në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, deri para tre vitesh, tatimi është paguar nga vetëm dhjetë për qind e banorëve, kjo, si pasojë e mungesës së sistemit për pagesë të tatimit, por edhe mungesës së objekteve të regjistruara. Deri në vitin 2018, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, nuk ka pasur as person të punësuar në komunë për mbledhje të tatimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pranohet ankesa e gjyqtares Nedellkova në Gjykatën Europiane

    Lajmi i rradhës

    Kasami rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Besa: Faleminderit për besimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë