Komuna e Strugës nuk investon në imazhin e ri turistik të qytetit

    Struga humbet jo vetëm mysafirët e huaj, por edhe mërgimtarët, të cilët, siç thonë hotelierët, pjesën më të madhe të pushimeve e kalojnë në Ohër ose në Shqipëri.

    Kaba tha se autoritetet lokale kanë pasur mjaft kohë vitet e fundit për të përmirësuar imazhin e qytetit dhe për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

    Ka nevojë për promovim më të madh të Strugës në panairet e famshme në të gjithë Evropën, materiale të reja propagandistike, si dhe takime të rregullta midis sektorit të turizmit dhe autoriteteve lokale.

    “Nuk ka pasur materiale reklamuse për një kohë të gjatë ose ne si promotorë nuk e kemi marrë një material të tillë. Pak vëmendje  kushtohet. Duhet të përgatiteni për mysafirin kur ai të vijë, duke filluar nga infrastruktura, objektet akomoduese, çfarë mund të ofrohet jashtë prenotimit për t’u unifikuar çmimi me cilësinë”, tha Elizabeta Poposka – pronare e një agjencie turistike.

    Nuk ka asnjë zyrë turistike në Strugë, kështu që shumë shpesh turistët enden dhe nuk dinë se ku dhe çfarë të vizitojnë. Problem shtesë janë qentë endacakë, deponitë e shumta ilegale në qytet dhe zonën përreth, si dhe problemet që lindin me ujin e pijshëm.

    Komuna nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat se si planifikojnë të zhvillojnë turizmin, por edhe kritikat nga punëtorët turistikë se nuk investojnë në përmbajtje të re turistike.

    Lajmi Paraprak

    Valë gripi në Gjermani – pasoja tek mësimdhënia dhe kopshtet

    Lajmi i rradhës

    Kasami: BDI në vend që të përgjigjet për skandalet korruptive, Merko lavdërohet nga ministri Osmani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë