Komuna e Tearcës akoma pa kanalizim

    Nëntë fshatra të brezit të parë në komunën e Tearcës dhe katër fshatra malorë, janë pa asnjë metër të vetëm kanalizim. Për vite të tëra banorët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi, por, shkaku i kostos së lartë komuna nuk ka mundur dhe as që do mund ta zgjidh këtë problem, pa intervenim të Qeverisë. Banorët kanë zgjidhur hallin e tyre kush si mundet. Shpesh duke bërë gropa nëpër oborret e tyre për ujërat e zeza.

    Banorët druajnë nga rreziku i ndonjë sëmundjeje për shkak të akumulimit të ujërave të zeza nëpër oborret e tyre. Ujërat e zeza mbërrijnë edhe te uji me të cilin vaditen të mbjellat nëpër fusha.

    “Nuk kemi kanalizim ende, me jama mbytemi. Po për shëndetin është rrezik i madh, se uji për të pirë nuk bën, për në fusha për të ujitur arat nuk bën”, tha një banor.

    “Jamat janë rrezik për popullatën sepse komuna e Tearcës dhe e Jegunocit janë zona e tretë mbrojtëse e ujit të pijshëm për Rahçen, dhe këto ujëra të jamave depërtojnë poshtë dhe e dëmtojmë ujin për gjysmë milioni banorë, për këtë duhet kjo pjesë të ketë prioritet për kanalizimin. Zakonisht jamat mbushen po i pastrojnë dhe i lëshojnë poshtë i ndotin tokat bujqësore”, theksoi një tjetër banor.

    Nga komuna e Tearcës thonë se projekt ka, ndërsa pritet fillimi i realizimit por vetëm për fshatin Tearcë, ndërsa 12 fshatrat e tjerë, do duhet të presin kohëra më të mira.

    “Fatkeqësisht në asnjë vendbanim të komunës së Tearcës ku gravitojnë nëntë fshatra poshtë dhe katër malorë pra në asnjërën nuk ka të realizuar projekte kanalizimi realisht kanalizim për ujërat fekal. Ngecjet në punën e kanalizimit kanë të bëjnë me konstatimin e disa lëshimeve gjatë projektimit të projektit. Por presim edhe shkaku i peshës financiare që bartin vetë projektet ne të gjejmë mundësinë e realizimit të tyre”, deklaroi Nuhi Neziri. Kryetar i komunës së Tearcës.

    Në Pollog, shumica e fshatrave janë pa kanalizim fekal, ose kanë kanalizim por i njëjti nuk është funksional shkaku i mungesës së kolektorit, i cili do të filtronte ujërat e zeza. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Temperaturat e larta vështirësojnë jetën e të pastrehëve

    Lajmi i rradhës

    Stojçevska: Për gjuhën nuk negociojmë, gjuha jonë është e mbrojtur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë