Temperaturat e larta vështirësojnë jetën e të pastrehëve

    Temperaturat përvëluese po e vështirësojnë edhe më shumë jetën e të pastrehëve dhe të varfërve. Ata detyrohen që shpëtim të gjejnë në Pikën e të pastrehëve të Kryqit të Kuq ku përveç shërbimeve të higjienës marrin ushqim dhe ujë.

    “Kam ardhur për ushqim, të ngopemi. Për sa anëtarë? Për gjashtë anëtarë, këto I mora, të ushqehemi. Jetojmë në rrugë, fshihemi diku nën hije, çfarë të bësh, nuk ka zgjidhje tjetër. Unë thuajse çdo ditë jam nëpër spitale”, tha një qytetar.

    “Shumë vështirë, kisha marramendje dhe u ula këtu. Vij dhe shumë jam I kënaqur nga shërbimet. Erdha të bëj dush, po pres, punojnë deri në 15 e 30. Vij këtu sepse ku jetoj në Gjorçe nuk kam ujë, nuk kam rrymë tashmë 5-6 vjet. Jam shumë I kënaqur nga shërbimet”, theksoi një qytetar.

    “Erdha të bëj dush, të marrë rroba të pastra dhe ti lë të tjerat për ti larë. Gjithashtu edhe flokët dhe mjekrën e hoqa, I mora ilaçet. Jam shumë I kënaqur. Çdo gjë më japin këtu, tash do të operohem në sy, dhëmbët do I rregulloj, të gjitha përmes Kryqit të Kuq”, shtoi një qytetar tjetër.

    Nga Kryqi i Kuq thanë se është në rritje numri i të pastrehëve të cilët kërkojnë shërbime të ndryshme në këtë punkt. Sipas këtij institucioni, në periudhën e pandemisë numri është dyfishuar duke arritur në mbi 160 persona.

    “Rekomandimet tona ndaj të pastrehëve janë se gjatë periudhës së verës mund ti kryejnë ti gjitha nevojat higjienike edhe jashtë atyre ditëve të caktuara kur rregullisht dhe profesionalisht punojmë me ta. Nëse një I pastrehë ka nevojë të bëj dush, të marrë rroba të reja, të konsultohet me psikolog, punëtor social dhe mjek, këtë gjithmonë do ta kenë në dispozicion. Në këto temperatura të larta u ndahet ushqim me më shumë vitamina, I freskët dhe sa më shumë ujë u servohet pikërisht kësaj kategorie”, tha Dragana Llazarevska, Kryqi I Kuq.

    Mbi 30 vullnetarë të Kryqit të Kuq tashmë 10 ditë po shpërndajnë ujë për qytetarët të cilët në temperaturat përvëluese dolën për të kryer obligimet e tyre. Siç thanë nga ky institucion ekipet lëvizëse do të jenë të teren nga ora 11 deri në 16, duke përfshirë të gjitha pjesët e Shkupit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Mbrojtjes nuk përfill gjuhën shqipe

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tearcës akoma pa kanalizim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë