Komuna e Tetovës ende nuk ka cisternë uji të posaçëm për larjen e rrugëve, Kasami premton se do ta sigurojë brenda vitit (Vieo)

    Komuna e Tetovës nuk ka një cisternë uji të posaçëm për pastrimin e rrugëve. Aktualisht, rrugët lahen me mjetin që posedon Njësiti kundër zarrit. Deri më tani Ndërmarja Publike Komunale nuk është furnizuar me cisternë për larjen e rrugëve nga asnjë menaxhment komunal. Ditë më parë i njoftua se edhe pas disa ditëve të vërshimeve në Tetovë, komuna ende nuk ka bërë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe objekteve të vërshuara edhe nga kanalizimi fekal, shkruan Nistori.

    “Me mjetet që i kemi aktualisht, ne intervenojmë. Nuk presim se çfarë do të ndodhë. Në koordinim me Qendrën Rajonale të Pollogut, kemi aplikuar që të sigurohet një cisternë për larjen dhe pastrimin e rrugëve. Brenda vitit do të sigurohet një e tillë. Por, në këtë periudhë përderisa nuk kemi, në bashkëpunim me Njësinë për Mbrojtje Kundër Zjarrit i shfrytëzojmë kapacitetet e tyre, cisternat e tyre dhe kështu bëjmë larjen dhe pastrimin e rrugëve. Kjo do të ndodhë edhe në periudhën që vjen. Pra, do të shfrytëzojmë kapacitetet komunale, në këtë rast kapacitetet e Njësisë Kundër Zjarrit për larjen dhe pastrimin e rrugëve.” – deklaron Kasami.

    Edhe nga nisma “Më mirë për Tetovën” thonë se Komuna funksionon 20 vjet pa mjet për larjen e rrugëve dhe thonë se, sigurimi i cisternave dhe pastrimi i rrugëve të bëhet prioritet kryesor i komunës.

    “Për fat të keq Ndërmarja Publike Komunale në 20 vitet e fundit u la në gjendje të mjerueshme nga autoritetet komunale, pa asnjë cisternë funksionale për larjen e rrugëve. Prandaj Komuna e Tetovës urgjentisht duhet të kerkojë mbështetje nga jashtë për angazhim të cisternave dhe stafit plotësues nga komunat tjera në vend. Pas katastrofave që i ndodhën qytetit tonë me vërshimet dhe me zjarrin, prioriteti kryesor i Komunës së Tetovës duhet të jetë mobilizimi urgjent për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve nga pluhuri, mbetjet e kanalzimieve dhe papastertitë që janë grumbulluar me vite.” – theksojnë nga MMPT.

    Në lidhje me shiun e rrëmbyeshëm dhe vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në Tetovë, i pyetur nga Nistori nëse Komuna e Tetovës ka ndonjë plan konkret për kanalizimet fekale atmosferike, me qëllim që mos të përsëriten në të ardhmen, Kasami tha se pastrimi dhe mirëmbajtja e kanalizimeve atmosferike dhe fekale do të bëhet në vijim edhe me ndihmën e kompanive private të cilat posedojnë kamionë me pastrimin e kanaleve.

    “Sa i përket pastrimit dhe mirëmbajtjes së kanalizimeve atmosferike dhe fekale, Ndërmarrja informoi që kamioni që e ka pasur për pastrimin e gypave të kanalizimit e kanë rregulluar dhe është në funksion dhe me atë vazhdojnë pastrimin e të gjithë atyre gypave të cilat kanë qenë të zënë. Kam dhënë urdhër që në kuadër të Komunës të bëhet furnizimi publik për sigurimin edhe të mjeteve shtesë me kapacitetet e kompanive private për të hapur dhe të pastruar mirëmbajtur rrjetin e kanalizimit të ujërave atmosferikë dhe fekalë. Kemi informata se, kompanitë private të cilat merren me pastrimin dhe hapjen e kanaleve dhe ne poashtu me kapacitete e komunës që i kemi, do t’i angazhojmë edhe këto kompani private, me qëllim që në periudhën që vjen të jemi sa më të përgatitur, mos dhashtë Zoti që të ndodhin situata të prurjeve apo reshjeve më të mëdha të shiut.” – shtoi ndër të tjera i pari i komunës së Tetovës.

    Qeveria pret formimin e Komisionit komunal të Tetovës që do të bëjë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet dhe më pas do ta ndihmojë komunën. Kasami theksoi se ky Komision prej ditës së hënë do të jetë në terren dhe qytetarët kanë raportuar dëmet e tyre dhe tani presin orientim nga qeveria, që qytetarët të dëmshpërblehen sa më drejtë.

    Ndryshe, 75 amvisëri dhe objekte afariste kanë paraqitur dëmet nga vërshimet e të dielës. Shkolla fillore “Liria” e cila edhe pse është rikonstruuar një vit më parë, uji ka depërtuar në bodrumet e saj.

    Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, pajisje të prishura elektronike të ngecura në ujërat e bodrumeve. Dëmet janë të mëdha edhe në të mbjellat bujqësore, si në kopshte të fruta perimeve dhe në grurin e misrin, që janë më së të nevojshme në këtë kohë krize për ushqimet bazë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Aleanca për Shqiptarët zgjodhi dy sekretarët e partisë

    Lajmi i rradhës

    Sa më të stinës, aq më tepër natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë