Komuna e Tetovës fiton betejën kundrejt MASh-it në Gjykatën Administrative për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”

    Komuna e Tetovës njofton se ka fituar betejën kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gjykatën Administrative, sa i përket marrjes së kompetencave për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Herën e parë, Ministri Shaqiri, Kasamit i mori kompetencat në shkurt të vitit 2022 për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të gjimnazit, ndërsa rreth një vit më vonë, ia mori kompetencat e përgjithshme. Komuna e Tetovës e ankimoi vendimin e MASh-it në Gjykatën Administrative. Nga komuna e Tetovës thonë se pas kthimit të kompetencave, komuna do e vazhdoj procedurën për shkarkimin e drejtoreshës Teuta Llalla, e cila, sipas komunës, ka bërë keqpërdorime, shkruan Nistori.

    “Gjykata Administrative në aktgjykimin e saj të qartë, të prerë dhe kategorik ka konstatuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Mesëm, se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë një vendim krejtësisht të pasaktë dhe të kundërligjshëm për heqjen e kompetencës të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka vazhduar fare me vërtetimin e fakteve dhe provave që do të përbënin bazë për marrjen e vendimit me të cilin kryetarit të komunës i është hequr kompetenca dhe kredencialet në lidhje me Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, tha Validin Ademi përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunën e Tetovës.

    Gjykata Administrative në aktvendimin e saj, qartazi dhe prerë ka konstatuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsim të Mesëm, dhe se ka marrë vendim të kundërligjshëm për heqjen e kompetencave të Bilall Kasamit, dhe se Ministria e Arsimit nuk ka vepruar fare mbi bazën e provave që do përbënin bazë për marrjen e vendimit për heqje të kompetencave për gjimnazin. Me këtë aktvendim, Gjykata Administrative ia kthen kompetencat kreut të komunës për gjimnazin. Me këtë rast ne si komunë, do ta respektojmë vendimin e Këshillit të Shkollës që është organi më i lartë vendimmarrës në këtë institucion

    Lajmi Paraprak

    Shakaja

    Lajmi i rradhës

    Si të mbrohemi nga gripi – Këshillat e mjekëve për të minimizuar efektet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë