Komunikologu Hamzi: rrjetet sociale nuk janë përbindësha, edukimi mediatik është zgjidhje

    Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre tek të rinjtë, “TikToku” dhe sfidat e fundit që u bënë virale, kanë qenë tema e diskutimit në emisionin “Redaksia” në Alsat. Drejtuesi i Nistorit, Emir Hamzi, tha se duhetedukohen të gjitha gjeneratat për përdorimin e rrjeteve sociale. Ai theksoi se vendosja e edukimit medialshkolla është një nga zgjidhjet e këtij problemi.

    “Kur flasim për edukimin mediatik, para se të edukohen fëmijët duhet të edukohen prindërit, para se të edukohen nxënësit duhet të edukohen mësimdhënësit. Rrjetet sociale për shkak të popullaritetit që kanë, kanë edhe aspektet pozitive, por prindërit duhet të kenë nivel të vet-edukimit”.

    “Kur flasim për vetëdijesimin e prindërve, mund të jetë i ndryshëm. Duhet të kenë vetëkontroll. Modeli më i mirë i fëmijëve janë prindërit. Ata duhet të lexojnë, të fitojnë njohuri për rrjetet sociale, por edhe t’i drejtojnë tek ajo se çfarë mund të përfitojnë nga rrjetet sociale. Konsideroj se prindërit mund të bëjnë shumë në këtë drejtim, duke ua përkufizuar kohën në rrjetet sociale. Mund të shohin bashkë përmbajtje edukuese, por edhe duke i bërë ata të vetëdijshëm për lojërat e rrezikshme. Edukimi, njohuria për rrjetet sociale fillon nga shtëpia, pastaj shkolla”, deklaroi Hamzi.

    Sa i përket ndalimit të rrjeteve të caktuara sociale, Hamzi mendon që më e mira është të ketë bashkëpunim në mes platformave të caktuara, shtetit, prindërve dhe shkollave.

    “Ne nuk mund të mos komunikojmë, rrjetet sociale janë oqean pa fund. Media është oqean pafund. Nëse ndalojmë një rrjedhë do të ketë një tjetër. Nëse ndalojmë TikTokun sigurisht do të ketë një platformë tjetër. Ndalimi total i rrjeteve sociale nuk është as edukim, as rregullim i kësaj çështje”, shtoi Emiri.

    “Vetë platformat kanë përgjegjësi në këtë drejtim. Ata mund ta rregullojnë këtë më mirë se shteti, por edhe këto platforma kanë probleme nga sulmet e ndryshme kibernetike. Bashkëpunimi në mes prindërve, shkollave dhe shtetit, do të ndihmonte që fëmijët t’i bënte të vetëdijshëm”, tha Hazmi.

    Megjithatë, ai theksoi se nuk është gjithçka e keqe, sa i përket rrjeteve sociale, si dhe përmendi aspektet nga të cilat mund të analizohen këto media të reja.

    “Ne jetojmë një një fshat global, ajo që e ka përmendur edhe Marshal McLuhan, termi global i referohet asaj se si teknologjia, mjetet e komunikimit kanë arritur të krijojnë lidhje të ngushtë te ne. Termi global poashtu na tregon se si koha dhe distanca fizike nuk e kanë sensin si më parë. Ne gjithmonë afrohemi nëpërmjet teknologjisë dhe rrjeteve sociale, mirëpo largohemi nga njëri-tjetri në jetën reale. Rrjetet sociale, sikur kanë arritur të zbehin kufijtë tonë gjeografik, kulturor, për shkak të shpejtësisë të paprecedentë që këto përmbajtje shpërndahen në rrjetet sociale. Kjo shpejtësi informacioni ka bërë që një lajm i ri, zëvendësohet me një lajm më të ri. Kjo e bën dinamike gjithë përdorimin e rrjeteve sociale”, tha Hamzi.

    Pjesëmarrës në emision ishin edhe gazetarët Avni Tahiri dhe Xhemazije Rizvani, të cilët poashtu ndanë pikëpamjet e tyre rreth rrjeteve sociale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    DREJTËSIA NËN HIJEN E PARTIZIMIT

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë materialet më të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë