Zjarri në qendrën modulare në Tetovë shpërtheu për shkak të tejnxehjes së një kablloje

    Nëpërmjet një kumtese, Prokuroria Publike e RMV-së njofton opinionin në lidhje me tragjedinë e shpërthimit të zjarrit në Qendrën modulare për trajtimin e pacientëve me virusin korona në Spitalin e Tetovës, njofton Nistori.

    Sipas raportit të dorëzuar në këtë prokurori, që është përpiluar nga Njësia e analizave kriminale-teknike dhe e ekspertizës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, vërtetohet se ka shenja të lidhjes së shkurtër elektrike, si dhe shenja që janë të rëndësishme për përcaktimin e shkaqeve që çuan deri te shpërthimi i zjarrit, ku vdiqën 14 persona.

    Nga analiza e kryer e shenjave, është vërtetuar vendi dhe mundësitë se si u shkaktua zjarri. Kështu, vërtetohet se zjarri shpërtheu si pasojë e lidhjes së shkurtër elektrike nëpërmjet rezistencës së lartë kalimtare në kabllon lidhëse të defibrilatorit me të cilin është kryer reanimim pacienti në njërën nga dhomat. Tejnxehja e kabllos ka shkaktuar ndezjen e kutisë së lidhjes nga kablloja vazhduese, ku ka qenë i lidhur defibrilatori, një karikues celulari dhe një aparat tjetër. Pas shpërthimit të zjarrit, personeli i pranishëm mjekësor ka tentuar ta shuajë, por zjarri është përhapur furishëm në tërë objektin. Për shkak të pranisë së oksigjenit në instalimin e përdorur për të shtrirët, përqindja e këtij elementi është shtuar, duke ndihmuar që zjarri të përhapet në tërë objektin për një kohë shumë të shpejtë.

    Gjithashtu, në çati nuk ka ndarje ndërmjet moduleve dhe mesores, që do të mund ta ngadalësonin zjarrin. Kjo ekspertizë është njëra nga dëshmitë e fituara deri tani. Priten të dhënat e analizave që janë duke u bërë në institucione tjera përgjegjëse, si dhe ajo që është duke u bërë nga ekspertët gjermanë. Prokuroria do të marrë një vendim pas arritjes së të gjitha analizave./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dita e tetë e fushatës | Çfarë thanë partitë politike në RMV

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën”: Pse me paratë tona të ndërtohen dy herë stacione të autobusëve urban?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë