Konferenca e Sigurisë – Mbrojtja e Europës dhe Lindja e Mesme

    Si të mbrohet më mirë Evropa, e ardhmja në Lindjen e Mesme dhe armatimi i Ukrainës janë temat përmbyllëse të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih.

    Në fund të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, vëmendja është përqendruar në aftësitë mbrojtëse evropiane përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Rol në diskutim luan edhe njoftimi i ish-presidentit amerikan Trump se, nëse zgjidhet, ai do të ndalojë mbrojtjen e shteteve të NATO-s që nuk përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

    Lindja e Mesme – në fokus

    Lufta në Lindjen e Mesme debatohet sërish në Mynih.

    Kryeministri palestinez Shtajeh foli për një ofertë për bisedime nga Moska. Qeveria ruse ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha organizatave palestineze për të zhvilluar bisedime në fund të shkurtit. Shtajeh plotësoi se, në kushte të caktuara, ata do të ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Hamasin.

    Ndër të tjera është planifikuar një tryezë e rrumbullakët për të ardhmen e marrëdhënieve izraelito-palestineze. Në fjalimet e tyre në Konferencën e Sigurisë, kancelari Scholz dhe sekretari amerikan i shtetit Blinken ishin shprehur pro një zgjidhjeje me dy shtete.

    Armatimi i Ukrainës me armë gjermane

    Sërish, lufta në Ukrainë është gjithashtu temë diskutimesh. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba shpreson që qeveria gjermane në fund do të vendosë në favor të furnizimit të Ukrinës me raketat Taurus. Kuleba u tha gazetarëve se mosdëgjimi i një jo-je të qartë ishte një përgjigje në vetvete. Kancelari Scholz ka siguruar dje se Gjermania do të bënte gjithmonë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe çfarë jo?

    Lajmi i rradhës

    Rritje e falimentimeve të firmave në Gjermani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë