Konfiskimi i selisë së VMRO-DPMNE-së dhe selive të tjera partiake, do të realizohet nëse konfirmohet nga Gjykata e Apelit

    Aktgjykimi i Gjykatës Penale të Shkupit, për konfiskimin e selisë kryesore të VMRO DPMNE-së të njohur si “Pallati i Bardhë”, si dhe 30 selive të tjera partiake mund të realizohet vetëm nëse konfirmohet nga Gjykata e Apelit.

    Përfaqësuesi ligjor i partisë tashmë ka bërë të ditur se do të dërgojë ankesë në Apel.

    Derisa pritet vendimi final nga Prokuroria thanë se është ndërmarrë çdo gjë, që prona ndërkohë të mos mund të transferohet, dhe të mbetet e ngrirë deri në formën e prerë të aktvendimit.

    “Me aktgjykimin e djeshëm të shkallës së parë, Gjykata në pajtim me nenin 541 paragrafi 5 të Ligjit për Procedurën Penale, i ka anuluar çështjet juridike të lidhura pas kryerjes së veprës penale. Prokurori publik është në pritje të aktgjykimit me shkrim nga gjykata kompetente për të gjitha detajet”, thonë nga Prokuroria Publike.

    Nëse aktgjykimi i Gjykatës Penale, e ka anuluar marrëveshjen me të cilën selia kryesore e VMRO-DPMNE-së, është nën hipotekë bankare, nga prokuroria thonë se do ta shqyrtojnë aktgjykimin me shkrim, që do ta dorëzojë gjykata.

    Objekti është hipotekuar që nga viti 2016, periudhë në të cilën sapo përfunduan veprimet e Gruevskit dhe Bozhinovskit për të marrë selinë e re partiake të VMRO DPMNE-së.

    Sipas aktakuzës, në atë periudhë pushtetin e tyre e kanë shfrytëzuar për selinë e re të partisë, me vlerë shtatë milionë euro. Edhe pse partitë politike nuk fitojnë, në VMRO – DPMNE janë vërejtur pagesa nga BETON SHA Shkup, të cilat i kalojnë dy milionë euro.

    Gjykata penale në rastin “Talir 2” vendosi për konfiskimin e selive partiake në disa qytete si në Shkup, Ohër, Veles, Berovë, Kavadar, Dellçevë, Koçan, Gjevgjeli, Bogdanci, Shtip dhe Strugë, si dhe në komunat tjera më të vogla. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Liverpooli konfirmon largimin e Origit, por ai do të përfundojë te Milani

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni nuk ka të ndalur në Maqedoni, Qeveria pesë milionë euro për makina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë