Konjufca: Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se Kosova me Republikën e Maqedonisë së Veriut ndajnë qëllime të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike. Ai me këtë raste nënvizoi aderimin e të dyja vendeve në Bashkimin Europian.

    “E patëm një takim të ngrohtë dhe miqësor. Ky takim është reflektim i miqësisë së vërtet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë. 13 vjet prej kur RMV-ja ka njohur shtetin tonë dhe prej atëherë në çdo fushë mes dy vendeve tona është thelluar vazhdimisht bashkëpunimi. Kjo miqësi mes dy shteteve tona nuk është vetëm formale dhe institucionale, por ka të bëjë me lidhshmërinë e popujve tanë nga dimensioni historik, kulturor dhe lidhje të shumta familjare. Bashkëpunimi ynë ekziston në mes të parlamenteve dhe qeverive tona. Këtë e dëshmoi mbledhja e përbashkët, ndërsa mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë. Bashkëpunimi është i frytshëm dhe i ngushtë”, deklaroi Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Nga an tjetër kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se Maqedonia e Veriut mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi deri në zgjidhjen përfundimtare të pranuar nga të dyja palët, marrëveshje që ofron paqe dhe stabilitet në rajon.

    “Mbështetje e plotë deri në arritjen e zgjidhjes përfundimtare. Republika e Maqedonisë së Veriut jep përkrahje të fuqishme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe e përshëndesim vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për ti dhënë mandat Këshillit Evropian të negociojë në procesin e liberalizimit për Kosovën.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Ju lutem mos lejoni ndërtime pa leje, po e shkatërroni liqenin e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia me inflacionin më të lartë në rajon, Turqia lider absolut në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë