Nuredini: Ju lutem mos lejoni ndërtime pa leje, po e shkatërroni liqenin e Ohrit

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, thotë se personalisht ka kërkuar që të vijnë në Maqedoni si nga Konventa e Bernës poashtu ka kërkuar edhe nga UNESCO që të dalin në terren dhe të shohin se si qëndron gjendja, pas çka do të merrej një vendim për problematikën. Në intervistë për REL, Nuredini tha se do të provojnë të ulen në tryezë edhe me kryetarët e komunave Ohër dhe Strugë që të përpilojnë një plan afatgjatë për ndërtimet pa leje.

    “Qëndrimi im personal është shumë i thjeshtë: Nëse nuk ka leje për ndërtim, kjo domethënë se është ndërtim i egër. Ndërtimet e egra janë ndërtime të egra. Kanë qenë dhe do të mbeten të tilla. Kjo është kompetencë e komunave që të shqyrtojnë se cilat ndërtesa ose shtëpi kanë ose jo leje. Unë nuk do të them se ndërtimet e egra janë të lejuara, askush nuk mund ta thotë këtë. Çfarë është ndërtim i egër, domethënë se është joligjor. Unë vazhdimisht them, ju lutem mos lejoni ndërtime të egra.” – deklaroi Nuredini. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kriza “godet” edhe zanatçinjtë në Strugë – të rinjtë nuk kanë interes për zanate

    Lajmi i rradhës

    Konjufca: Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë